“Furtunë” tek moshat, Armand Duka shkarkon trajnerët, ja emrat e rinj

26 Nëntor 2018, 15:53Sport TEMA

Përmes një njoftimi, Federata Shqiptare, bëri të ditur se nesër në një konferencë për shtyp do të bëhet prezantimi i trajnerëve të rinj të skuadrave të moshave.

Para pak javës në inspektimet e punimeve të selisë së re të FSHF-së, kreu i Insitutcionit të futbollit shqiptar e paralajmëroi këtë fakt duke theksuar se do të ketë ndryshime tek moshat.

Por, i vetmi që i ka shpëtuar valës së shkarkimeve të bëra nga ana e Dukës, është trajneri i U-21 Alaban Bushi i cili do të vijojë detyrën e tij.

Ndërkohë, tek U-19 Erjon Bogdani do të zëvendësohet nga Nevil Dede, tek U-17 është emërurar ish mbrojtësi shkodran Elvin Beqiri, ndërsa tek U-15 vendin e Eqerem Memushit e mori Armand Dema.

Prezantimi i trajneërve të moshave do të bëhet nesër në orën  11:00. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje