Benitez zbulon skandalin në Premier League, Guardiola llastohet nga federata

26 Nëntor 2018, 09:31Sport TEMA

Dy pesha dhe dy masa. Ndodh edhe në nivelet maksimale.

Që e njëjta tipologji eventi mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, në varësi të situatave, kjo qëndron, por që përballë një rregullore të aplikohen dy masa të ndryshme, atëherë kjo mund të tingëllojë e cuditshme.

Sikurse raporton “Mirror”, është rasti i asaj që i ndodhi trajnerit Rafa Benitez, që u gjobit në shumën e 60 mijë sterlina, sepse foli mirë për arbitrin. E ëuditshme? Jo shumë.

Në Angli funksionon kështu, arbitri nuk duhet përmendur kurrë, as për mirë, përndryshe nisin sanksionet.

Por në realitet ekziston një mënyrë për të evituar masat. Si për shembull, të quhesh Pep Guardiola dhe të jesh trajneri i Manchester City.

E njëjta shkelje, të diskutuarit për arbitritn, dhe gjithmonë në kontekst pozitiv para ndeshjes, por asnjë ndëshkim për katalanasin.

Në këtë pikë, pretendon tabloidi, ish-trajneri i Napolit ka të gjithë qëllimin që të dërgojë një letër në adresë të Federatës së Futbollit, për të kërkuar motivet e këtij diferencimi, në përqasjen e ëështjeve të ngjashme, në mos identike. Fundja, rregullorja flet qartë dhe nuk është më ëështje interpretimi.

“Cdo koment para ndeshjes, përfshirë edhe ato me karakter pozitiv që do të bëhet në adresë të arbitrave të përcaktuar, do të konsiderohet si trajtim i gabuar”.

Pra e njëjta akuzë, por rezultat i ndryshëm në momentin e gjykimit.

“Mirror” raporton se Benitez është tërbuar vërtetë, për faktin se një vendim i tillë është sintomë e faktit se sa më e lehtë është të ndëshkosh një trajner të një skuadre të mesit të klasifikimit, në raport me trajnerin e City kampion në fuqi i Anglisë.

Dhe nga letra, që duhet të niset shumë shpejt, spanjolli pret një përgjigje të kënaqshme.

Ndërkohë, pikërisht në bazë të dënimit, Benitez do të apelojë sanksionin, në pritje për të mësuar se pse ai u ndëshkua ndërsa Guardiola jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje