Prej kohësh, çështja më e nxehtë që lidhet me Shqipërinë dhe Kosovën, është krijimi i dy skuadrave përfaqësuese dhe përçarjet në lidhje me zgjedhjen e futbollistëve.
Por, ish-trajneri i Prishtinës, Ejup Mehmeti ka folur për mediat dhe në një intervistë për “Gazeta Olle”, është shprehur se fajtor për këtë ndarje, është vetëm presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Ai shton se të gjithë shqiptarët e Kosovës kërkojnë bashkim me Shqipërinë, por kjo nuk mund të arrihet duke qenë se Duka e ka privatizuar Kombëtaren dhe sipas tij, është një njeri i korruptuar.
“Dy milionë shqiptarë nga Kosova e duan bashkimin kombëtar. Por si mund të ndodh kjo kur Armand Duka e ka privatizuar Kombëtaren e Shqipërisë.
Më mirë që jemi dy ekipe, pasi që tani talentet kosovarë nuk po trokasin në derën e Dukës së korruptuar. Këtë po e flas me fakte e dëshmi, si ato të Fatmir Vatës. Tri herë i jam ofruar Shqipërisë si asistent, por më kanë refuzuar.
Ëndrrat tona për bashkim do të mbeten ëndrra. Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë shumë më e fortë se Kombëtarja e Shqipërisë. Përpos Hysajt dhe Xhakës, asnjë lojtar i Shqipërisë nuk ka kapacitet të luajë për Kosovën”, u shpreh Mehmeti.
Nuk do diskutohet per cudi sot nje kombetare?? Gjeja me e thjeshte aq sa me 1 janar do kishte fillu. Sa te jete dukepartizani ska per te ndodh?
Pk duhet te jemi nje skuader. Ke te drejte. Por ky kopuk qe sngopet duke mbushur xhepat me para te korruptuara po gezon privilegje te pashpjeguara! Duhet filluar bisedimet per bashkimin e skuadrave. Nuk ka kuptim te kete dy skuadra te dobeta shqiptare kur mund te kete nje te forte.