Rrëmbejnë 16-vjeçarin në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

26 Nëntor 2018, 19:52Kronika TEMA

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë rrëmbyer një 16-vjeçar pakistanez, duke kërkuar shpërblim monetar për lirimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Selanikut.

Sipas mediave greke ka qenë vetë fëmija i cili mundi të arratisej nga vendi ku e mbanin të fshehur dhe shkoi të denonconte në polici.

Adoleshenti tha se e kishin futur me forcë në makinë dhe më pas e mbanin në një kasolle.

Policia greke arrestoi dy shqiptarë 30 dhe 49 vjeç, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.

Në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e të arrestuarve. 

Ndërkohë autoritetet greke janë duke hetuar nëse të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në raste të ngjashme të mëparshme.

2 komente në “Rrëmbejnë 16-vjeçarin në Greqi, arrestohen dy shqiptarë”

  1. Albani says:

    Plumbin ballit rrembyesve.

  2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    mjere suma e tourkalvanoi-ve se cdo te heq…………gezuar ramazonin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje