Fundjava vazhdon të mos neglizhohet nga Policia Rrugore e Tiranës e cila ka qenë në gatishmëri gjatë natës së kaluar duke mbajtur në vëzhgim drejtuesit e makinave.
Gjatë natës së kaluar policia ka pezulluar 21 patenta, ndërsa i ka vënë prangat një 25-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Me Policinë Rrugore të kryeqytetit, kontrolle me Drager drejtuesve të automjeteve në çdo rrugë për të parandaluar aksidentet rrugore që shkak kanë drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Në Selitë para pak minutash u arrestua drejtuesi i mjetit shtetasi D.A, 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ku testi i parë i doli 0.72 mg/l dhe testi i dytë 0.74 mg/l.
21 patenta të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Alkooli në timon vret jetën.
Përdor mjetet e transportit publik në rast se je drejtues mjeti dhe ke konsumuar alkool”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë një tjetër shofer është kapur me shpejtësi tej normave, me 169 km në orë.
“Në ? Tiranë-Durrës-Tiranë me?? të kryeqytetit, për të parandaluar aksidentet rrugore të shkaktuara si pasojë e shpejtësise tej normave të lejuara.
Mos ? të arrish ?.
Qarkullo me shpejtesi brenda limiteve te lejuara, respekto sinjalistikën rrugore që të shkosh në ? i sigurt, e jo të shkosh pa patentën apo më keq akoma patenta pa ty.
169 km/h, 21 vjeçari nga Korça ✈ për të arritur ahengun. E pa pranueshme veprimi dhe justifikimi”, deklaron policia.
Sekuestrojini edhe makinat, idioteve!
Une do ngrija nje problem tjeter per makimat e prodhimit te ri me ad blu… ku te pakten nje here ne jave makina duhet te shtrohet 100/120 km/ore
te pakten me 3mije/zhiro… E si i behet ne Shqiperine tone ku maksimumumi eshte 90km/ore.. dhe ketu lind pyetja ime ; mos nje pjese e madhe ecin me shpejtesi gjoja per te hequr alarmin e tymrave ku eshte nje problem serioz pasi makinat e reja me motor te madh ne qendrat e banuara per pak vite rrezikojne te nderrosh kabllazhin e motorin… dhe
per kete nuk do doja te justifikoja shpejtesine e madhe qe dikush ecen pasi e permenda me larte… Shpejtesia e vogel (jo 150-160 km/ore ) dhe zhirot e motorit lart per ta mire’mbajtur makinen sa me mire per te mos patur probleme te tilla. flm.
Kjo skeme kontrolli ,ne trafik, duhet te zevendesohet ,me metoda bashkohore !
Askush nuk duhet te drejtoj nje mjet ne trafik ,pa patur nje llogari bankare.
Nepermjet tabelave elektranike,per shkelje te rregullave ne trafik,fotografohet targa,gjoba kalon direkt ne llogarine bankare,ku mbahet 100€ !