Anija e NASA-s InSight ulet me sukses në Mars

27 Nëntor 2018, 14:24Hi-Tech TEMA

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, për të tetën herë ka lëshuar me sukses një robot të saj në planetin Mars, raporton AA.

Anija kozmike InSight, e cila është ndërtuar dhe zhvilluar për gati dhjetë vjet me një kosto prej rreth një miliard dollarë amerikanë, ka ateruar në sipërfaqen e Marsit.

Fluturakja pa pilot u lansua shtatë muaj më parë, që është përpjekja e parë e NASA-s për të arritur në Mars pas zbritjes së roverit Curiosity në vitin 2012.

InSight udhëtoi saktë 484.773.006 kilometra, ndërsa në atmosferën e Marsit hyri me një një shpejtësi prej 19.795 kilometrash në orë.

InSight do të kalojë 24 muaj në planetin Mars, ku do të marrë shënime sizmike dhe të temperaturës, në mënyrë që të zbardh misteret e Marsit, që më vonë mund të sqarojnë edhe origjinën e Tokës dhe planeteve tjera të ngurta në rrethin e brendshëm të sistemit diellor.

13 komente në “Anija e NASA-s InSight ulet me sukses në Mars”

  1. ora says:

    Ka ateruar ? Ku e gjete kete mor tutkun gazetar apo do me tregu qe di italisht. Eshte ulur me sukses. a ka redaktor kjo gazete ?

    1. Aterizuesi says:

      Fluturakja ka ateruar….nga i gjeni keta kalemxhij bre Mero Baze se po na duket si shqipja e filmit Nentori i Dyte

    2. enter"" says:

      PO cfare redaktori ka kjo gazete aman.
      Edhe keta qe shkruajne artikuj te tille jo vetem qe nuk jane gazetare por as shqipen nuk e dine mire. Marrin nje laptop e perkthejne ne ndonje kafene.

      Keta jane skandal….kokrra injorantesh

      1. A.R. says:

        Redaktor “kopjo e ngjit” nga te perditshmet kosovare (ne kete rast) e europiane normalisht.

        Andrea Radi

  2. shabani says:

    Po fotografine kush e beri apo ne studio si apollua

    1. Baliu says:

      Edhe sondat kozmike kan mesuar te bejne Selfie ?

  3. aleko says:

    E shkreta shqipe cpo heq nga xhahilet, qe kujtojne se fjala lancim eshte me e bukur se fjala leshim..Ka ardhe nje kohe nqe Shqipetaret urrejne jo vetem vendin e tyre por dhe gjuhen e nenes…Ku po shkohet keshtu nje zot e di?…… Eshte per te ardhur keq se tek kejo gazete qe ka nje fare serjoziteti ne analizat dhe shkrimet qe ben, aq perdorimi I pa vend te fjaleve te huaja eshte me thes..aq sa disa raste e ben te veshtire leximin dhge kuptimin e asaj qe don te thot..

  4. A.R. says:

    Panem et circenses, ky misioni imagjinar teresisht i ndertuar ne CGI, eshte racioni i duhur i defrimit te kopese njerezore.
    Barriera quhet Van Allen belt dhe jo vetem… mashtrimet e NASA-s jane aq the shumta saqe te futesh thelle ne to, eshte si te futesh ne strofullen e lepurit te bardhe.
    Te gjitha misionet e tyre jane falso perfshire zbritjen ne Hene: https://m.youtube.com/watch?v=nJN32ZtBB8I
    Ah po ruset, europianet, kinezet, japonezet, indianet… ?
    Vellezer nen kupolat e masonerise boterore, qe vetem ne siperfaqe ngjajne sikur kane kontradikta; realisht sherbejne te njejten kauze.

    Tani gezojuni misionit te pergatitur ne 3D Max Studio, Maya e Lightwave – njerezimi ka nevoje per fitore te reja ne “hapesire”, nderkohe qe po falimenton te shpetoje miliarda njerez nga uria ne planin Toke!

    Andrea Radi

    1. DuDu says:

      A.R. – ti qeke shume i afte ne zbulimin e sekreteve. Planeti ka me Miliona Universitete, Institute kerkimesh, Agjenci Shkencore, Dhjetra miliona shkencetare e studues, miliona inxhiniere, matematiciene, filozofe, biologe, kimiste e ku di une se cfare. Po te tere keta qenkan nen hipnoze nga NASA? Po ja edhe keta te shkretet qenkan mashtru, po Rusia, Kina nuk mundkan ta zbulojne mashtrimin Amerikan?
      Ky linku qeka shum i fuqishem – ky te nxirrka te palamet ne shesh. O njerez – njehere vini ne kete bote dhe nuk ka me kthim. Do largoheni nga kjo bote duke shkelmuar shansin per te kuptuar dicka me shume. Me tipa si ky A.R. qe jeton me thashetheme qe dyshojne cdo gje – ne nuk do kishim dale akoma nga pylli. Jo ne Mars qe nuk do kishte udhetuar dot asnje sonde, por as aeroplani nuk do egzistone. ME vjen keq qe shpenzon jeten duke kerkuar histori konspirative ne cdo gje te rendesishme.

      1. A.R. says:

        Atehere çfare pret, prenoto nje fluturim ne Mars, Dudu! Ke per te perfunduar si personazhet e “Capricorn One”! ?
        Milionat e “shkecetareve” qe permend, studjojne vetet çka ju serviret nga lart… dhe kur dalin nga binaret duke studjuar diçka me te vertete te jashtezakonshme, perfundojne ne giljotine, siç u ka ndodhur shume prej tyre, duke filluar nga me i madhi i te gjitha koherave: N. TESLA.
        Ne fakt eshte e ndaluar ne kete Toke te mendosh ndryshe, te studjosh ndryshe, te jetosh ndryshe. Po dole nga kopeja, te priten kembet dhe koka, njelloj si ne diktature. Sepse vete sistemi eshte nje diktature totale, qe ka veshur masken e demokracise. Grise ate maske edhe shih surratin e vertete te nje sistemi piramidal gjakatar! Sa per Rusine e Kinen ta spjegova qarte, por shoh qe ende s’e ke kuptuar: eshte nje loje (gjitheperfshirese) shahu, ku kundershtareve u lejohet gjithçka (te vriten e priten mes tyre) brenda regullave te nenshkruara, por jo t’i thyejne ato. Sepse jane te gjithe se bashku nje tufe kukullash te komanduara me fije nga dora e padukshme. Cirk Dudu, cirk, çka quhet jete. ?
        Une nuk shpenzoj asnje minute te jetes sime ne ç’shkruan ti; perkundrazi, njehere qe zbulon qe gjithçka eshte nje mashtrim kolosal, nuk u dedikon asnje moment te jetes tende ketyre broçkullave!

        Te fala edhe mos harro te perkthesh kuptimin e fjales Nasa… po te jap nje ndihme: vjen nga hebraishtja.

        Andrea

  5. A.R. says:

    Çensura çensura çensura… te shpie drejt e në greminë!
    Lamtumirë Zëri i Popullit – aka Tema!

  6. laluci says:

    po saliu likja lulja mona kur do mbrijn ne mars

  7. Luis Armaniaku says:

    Kjo foto nuk ka nevoje te perqendrohesh dhe te vertetosh qe nuk eshte nje “foto-selfi” siç serviret !!! Kjo eshte nje improvizim ne miniature me maketet te bera ne kushtet e laboratorit . Vini re hijen e objektit … perpendikular me objektin ,plus fluksin e ndriçimit qe bie perpendikular mbi “lodren” (anija kozmo-marsiote) e perqendruar vetem ne ate pjese te ashtuquajturit “planet” Mars, nga nje distance e afert qe te jap pershtypjen e nje prozhektori !!!! Tere kjo qe komentoj ka lidhje vetem me foton e paraqitur ketu ne Tema !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje