Zbulohet një yll i ngjashëm me diellin rreth 184 vite dritë nga toka

21 Nëntor 2018, 12:30Hi-Tech TEMA

Astronomët kanë zbuluar një yll rreth 184 vite dritë nga toka i cili i ngjan shumë diellit, transmeton Anadolu Agency.

Në hulumtimin e një ekipi ndërkombëtar në Institutin e Astrofizikës dhe Shkencave Hapësinore në Portugali për të gjetur “familjen e diellit”, me anë të anijes kozmike të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Gaia, u ekzaminua struktura kimike, lëvizjet dhe moshat e 17 mijë yjeve në galaktikë.

Në drejtim të të dhënave të siguruara, astronomët zbuluan një yll të quajtur HD186302 i cili i ngjan diellit, i vjetër 4,5 miliardë vite. Astronomët në hulumtim përdorën spektograf me rezolucion të lartë.

Theksohet se hulumtimi i bërë ëshë i rëndësishëm në aspektin se si janë formuar dielli dhe yjet tjera.

Gjetjet mbi këtë punim janë publikuar në revistën “Astronomy and Astrophysics”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje