Iu gjetën 200 mijë euro në shtëpi dhe mori 30 mijë euro nga vrasësi, gjyqtari i korruptuar dënohet me vetëm 1.8 vite burg

27 Nëntor 2018, 12:14Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve te Rënda ka dënuar me 1.8 vjet burg për ish gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkëlqim Miri.

Prokuroria kishte kërkuar shpalljen fajtor të tij për akuzën e korrupsionit duke kërkuar dënimin me 4 vite por për shkak të gjykimi të shkurtuar masa ndaj tij ulej.

Për Mirin prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe heqjen e të drejtës së  ushtrimit të profesionit për një periudhë 3 vjeçare.

Gjyqtarit i janë konfiskuar 30 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër më shumë se 200 mijë euro gjetura në banesë i janë kthyer.

Ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, u arrestua më 10 nëntor të vitit të kaluar nën akuzat për korrupsion.

Ndaj tij rëndon akuza se ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

5 komente në “Iu gjetën 200 mijë euro në shtëpi dhe mori 30 mijë euro nga vrasësi, gjyqtari i korruptuar dënohet me vetëm 1.8 vite burg”

  1. Germicoku says:

    Bo,bo c’denim i paskan dhene ? Po pjerdh ai per 1.8 muj burg ,kur i kini kthyer 200 mije euro ? Ha…ha… ha…

  2. Saimir says:

    Ky eshte ma i ” ndershmi “, Te tjeret i ke deri ne fyt. Pse harxhoni lek e kohe kot? Ma te pafajshem njeqind here, jane ato ne burgje se kto qe i kan denu

  3. Atdheu says:

    Hajde gjykim hajde.Gjykim i shkurtuar? Po perse? Prokuroria kerkon vetem 3 vjet mos ushtrim te profesionit? Ai duhet zhdukur nga ky profesion.
    Si mund te jete ai perseri ne nje pozicion te tille?

  4. rexha 10 says:

    GJYKATA E KRIMEV KA PARASYSHE EDHE VETEN ,QE PO NDONJERI TE PERSERISE KETE VEPRIM ,TA KETE TE SIGURTE QE MBASE TRE VITESH FILLON PUNE PRAPE. JANE TE MENCEM PUNO 1 VITE ,E PUSHO 3 VJETE .KESAJ I THEMI AMERIKE.
    NUKE KENI PARE GJE AKOMA.

  5. sapa says:

    Ndihma me e madhe qe mund ti besh te korruptuarve te ketij vendi eshte te jetosh akoma ne vendin e krimit shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje