“Lidhja e Pejës”, në dorë të Hashim Thaçit

27 Nëntor 2018, 20:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kosova dhe Shqipëria janë dakordësuar për një luftë tregtare dhe diplomatike me Serbinë, duke mbështetur taksimin 100 për 100 për mallrat serbe, që duan të shiten në Kosovë, dhe për të rikonsideruar Bashkimin Kombëtar si opsion, nëse Perëndimi vazhdon të konsiderojë Kosovën, si një shtet i cili duhet të legjitimohet me lejen e Serbisë.

Vendimi i parë, ai i taksimit të mallrave serbe, ka ngjallur një entuziasëm të pazakontë në Kosovë dhe një pikëllim të stimiluar në Serbi. Them pikëllim të stimuluar, pasi Serbia po vajton më shumë se sa realisht dëmtohet nga kjo taksë, për të marrë rolin e viktimës.

E vërteta është se Serbia ka përballuar një embargo dhjetë vjeçare ndërkombëtare, dhe ka rezistuar, dhe nuk besoj se tronditet nga taksa e Kosovës.

Por zhurma që ajo po bën për taksën e Kosovës, është propocionale me zhurmën që ajo bën ndaj çdo gjesti pavarësie të Kosovës, ndaj saj.

Në këtë pikë, ajo është më shumë e dëshpëruar që Kosova e sfidon, se sa që e dëmton realisht me atë që ka bërë.

Vetë Kosova duket se nuk ka asnjë plan të qartë financiar se ku e çon kjo luftë tregtare dhe as nuk shqetësohet për këtë. Së paku për një javë nuk kam dëgjuar asnjë shifër nga asnjë ekspert financiar i Kosovës, që të shpjegojë prognozën për ndryshimin e tregut, dhe efektet që do ketë në ekonominë e Kosovës, një orientim i ri i tregut nga vendet që do të mbushin boshllëkun e mallrave serbe.

Edhe një deklaratë e Arben Ahmetajt, që u tha se kjo është e pashëndetëshme për ekonominë, e quajtën armiqësore, pasi janë në fazën që nuk duan të bëjnë llogari për atë që kanë bërë, por e duan si trofe politike. Dhe kështu ka kuptim.

Kjo do të thotë se Kosova nuk ka marrë një vendim bazuar në llogaritë e luftës tregtare, por një vendim bazuar në parimet e luftës tregtare. Pra ajo ka pranuar të bëjë betejë me çdo çmim për veten e saj, për t’i treguar kufirin Serbisë.

Vendimi i dytë që ka lidhje dhe me Shqipërinë, dhe gjestin e Edi Ramës në Pejë, ka të bëjë me prognozën e Bashkimit Kombëtar. Siç u përpoq ta shpjegojë me shpejtësi Edi Rama më pas, ai e bëri këtë gjest për t’i tërhequr vëmendjen Brukselit që po izolon Kosovën dhe shqiptarët në tërësi, dhe po dështon perspektivën europiane të tyre.

Kjo “taksa” ndaj Europës, njësoj si “taksa” ndaj Serbisë, ka ngjallur një alarm fallco në Europë. Thellë- thellë, mbështetja që Europa po i jep procesit të korrigjimit të kufijëve të Kosovës, së bashku me administratën e re të presidentit Trump, tek kjo histori të çon.

Por drejt asaj historie po shkohet me një lojtar të vetëm, që është Hashim Thaçi, dhe me kushtëzime që ai nuk i përballon dot nga pala serbe.

Ajo që është thelbësore në këto dy taksat tona ndaj Serbisë dhe Europës, është se si mund t’i përdorim këto zhvillime për të mos humbur aleancën me Perëndimin.

Ndërkohë që ata po festonin në Pejë, presidenti i Kosovës u prit në Uashington dhe ju kërkua heqja e taksës ndaj Serbisë dhe vazhdimi i bisedimeve.

Hashim Thaçi nuk ka bërë asnjë koment dhe natyrisht, përveç takimeve zyrtare, ka dhe axhendën e bisedimeve që shtyn Uashingtoni në prapaskenë. Dhe bisedimet do vazhdojnë.

I vetmi nder që kundërshtarët i kanë bërë Hashim Thaçit, me ndihmën e Edi Ramës, është se ja kanë lehtësuar atij startin e ri të bisedimeve, duke e nxjerrë nga rrethi i ngushtë i lojës me një protagonist, ku e kishte mbyllur ai procesin e bisedimeve, në një fushë më të gjerë, dhe me kushtëzime më të mëdha, siç janë taksa ndaj Serbisë dhe Bashkimi Kombëtar.

Atë që Thaçi nuk e bëri dot vetë në Kosovë, ja bënë kundërshtarët e tij ndërkohë që ai ishte në Uashington.

Tani kur të kthehet le të ulet në bisedime me Vuçiçin, duke e filluar bisedën jo ku e kanë lënë herën e fundit, por nga “Lidhja e Pejës”.

Atje ku Edi Rama ka funksionuar si “telefoni i prishur” i tij, me faktorët politikë në Kosovë.

10 komente në ““Lidhja e Pejës”, në dorë të Hashim Thaçit”

  1. Adi says:

    Vazhdon seriali – mbulojme mutin me shurre! Le name Mero! E sa per ate qe pse s’ka bere llogari Kosova se sa do i kushtoje tarifa 100% – normal qe nuk i ka bere dhe s’ia vlen as te lodhet t’i beje. Ajo takse mbas dy javesh nuk do jete me, ashtu sikur do harrohen deklaratat per bashkim e me rradhe. Vetem ca foto patetike do ngelen! Keto jane vetem shashka per te terheq vemendjen nga problemet reale dhe nga hajdutlleqet qe behen ne Shqiperi e ne Kosove. Ne Shqiperi psh tani kaloi buxheti me taksat e shtuara edhe per rrogat nen 30,000 – po populli ushqehet me luge te zbrazet. Po shihni o milet ekonomine qe eshte cope, shkollat qe jane faqja zeze, shendetesine qe eshte mysybet, rruget dhe hekurudhat qe jane faqja zeze megjithese jane pagu miljarda, plehrat qe mbyten lumejte, administraten qe sillet sikur eshte ushtri pushtuese pastaj merruni me bashkime e ndarje. Se keta qe hiqen si nacionaliste nje surrat kane. Neser marrin valixhet e ikin si Gruevski

  2. tafa says:

    Z Mero sigurisht qe dhe mua me pelqen kjo analize tendja,por kam frike se ne grijme sallate kot.Cdo gje eshte e paravendosur ashtu sic paravendosen e caktohen shtetet ku do behen finalet e kampionateve edhe per 8 apo 12 vitetet e ardheshme , ashtu eshte percaktuar dhe e ardhmja e vendit tone dhe shqiptareve ,e rajon.Uroj te mos ju kape dhe ju pesimizmi im.

  3. Tarrasi qe ta plasi says:

    Shkurt muhAbeti :
    Amrikanet fshijne bythen me shqiptaret.
    Kur te kene mbaruar pune, shypin butonin e LUFTES !

  4. amerikani says:

    I dashur Mero
    Me duket kontradiktor shkrimi juaj !?
    Dje Edi Rama ishte “teletype” ndersa sot “telefon I prishur” ? Pse ?
    Sepse foli Amerika !
    Mund edhe mos besh analiza perdite sepse komromenton vehten .
    Shendet

  5. gaqo says:

    pikerisht, te thuash bashkim kombetar tani esht sikur te ndertosh keshtjelle me letra bixhozi, ktu sot po behet vettingu dhe ka akoma nga ata gjyqtar dhe prokuror qe duan te kapin edhe ndonje dore te fundit pare perpara se te hikin, njerezit jane te stresuar sa me ska se kudo cdo gje ta bejne aq te veshtire sa te heqesh dore, kur vijne votimet si gjithnje zgjedhim te keqen me te vogel, programe ska nevoj pa tja nisim njeher se gjerat arrihen rruges, ai kosi dulles kujton se do vi ne pushtet nga babalja me telenovela, mjer ne, por edhe sikur te vij ajo dite e mirepritur do thone kombi shtet themeluar nga piktori dhe bodyguardi

  6. Une says:

    Se pari te uroj qe ben llaç per ata gjysherit “tane” ne peshtan.Them “tanet” pa pasur lidhje gjaku me ata,por ne zemer jane tanet sepse ishte tersisht mallengjyse “jeta” e tyre…BRAVO!!!
    Ben mire qe reflektove dhe po e shikon njecik me ndryshe “temen” e korigjimit te kufijve.

  7. Fatjoni says:

    Ka momente ne jeten e çdo kombi kur duhet te meren vendime historike dhe protoganiste te ketyre vendimeve jane individet me ide te qarta ne koke dhe kur te tjereve mund tu duken çmendurira. Dhe idete nuk mund ti kene turmat. 500 budallenj nuk prodhojne nje te mençur. 50 analiste te paguar nuk mund te shtyne perpara idete, por mund ti turbullojne idete ne syte e turmave
    Sot kombi Shqipetar eshte ne nje udhekryq te rendesishem te histori kur shume shanse i ka ne favor dhe jo si ne 1912 kur nje njeri qe ” te zgjuarit” e kombit e quajten te çmendur, aventurier, te shitur etj ngriti nje flamur qe krijoi nje shtet nga hiçi. Prandaj, ne nuk jeni ne gjendje te kuptoni ate qe luhet, minimalisht heshteni.

  8. Gjakovari says:

    Edi Rama s’ka funsionuar si “telefoni i prishur” porse si Iphone ose Samsung. Rama e bëri gjënë e duhur jo pse ka forcën porse e ka guximin që t’i thotë Politikëbërësve Europianë se jemi të gjallë edhe ne Shqiptarët. Sa kemi guxim dhe fuqi kundrejt (sidomos) Europianëve duhet ta kemi të qartë sepse jemi dëshmitarë të reagimeve nga EU dhe ShBA. Dhe çfar të bëjmë? Ta fajsojmë Ramën dhe Haradinajn? Apo vetëm Ramën sepse i paska bërë nderë kundërshtarëve për t’ia lehtësuar Thaqit startin për bisedime të tutjeshme? Thaqi mund të prononcohet (siç din ai), mund të negocioj, porse pas “Lidhjes së Pejës” e ka shumë më të vështirë. Dje kan dhënë dorëheqje katër kryetarët e Komunave nga Veriut. Tani kryetarët i zëvendsojnë nënkryetarët që veprojnë si struktura paralele të dirigjuara pa maska nga Vuçiq. Si do t’bisedoi ( nëse do t’bisedoi ) Thaqi për rregullim kufijsh kur Serbët e kan në dorë Veriun dhe Luginën e Preshevës. E kur jemi te Lugina serbët e parashofin se në 50 apo 60 vitet e ardhshme në Bujanoc s’do ketë shqiptarë ndërsa në Preshevë do t’ketë aq sa për nevoja propagandistike do i nevojiten Sebisë. Thaqi duhet ta dijë se “embargoja” me 100% ndaj produkteve serbe nuk negociohet sepse ai nuk e ka vendosë. Prandaj Hashim Thaqit “Lidhja e Pejës” ia ka ( do duhej t’ia ) kthjellë mendjen, sepse lojës po i vjen fundi. Dhe se ne Shqiptarët këtë radhë do duhej t’a nxjerrim një barazim me serbët, sepse gjithmonë kemi humbur.

  9. Luli says:

    Fatjon ok. Pershendetje!

  10. peter says:

    Po kur shkruani gjithe ato stori per kryeministrin dhe kosoven, me gjithe mend e kini apo vetem doni te shkruani dicka. Pse nuk e beni analizen, tamam si eshte. e verteta .. Shqiperia dhe kosova dhe serbia dhe europa, jane satelite te Amerikes. Me gjuhen e vjeter, emri eshte koloni ose vilajete.. Per cfare bashkimi flisni dhe me ke europe do merzisni dhe i beni presion.Nuk e dini se vendimet si marrin as shqiptaret as kosovaret. Prandaj gezoni festen e flamurit, Sa per kryeministrinn Rama do e keni kryeminister sa te thote amerika.. Te paret nuk ishin budallenj, dhe e quanin veten te liret.. Sot ne shqiperi nuk jetojne me iliret, por pasaardhesit e tyre qe jane sherbetore, (te shtypur e serfs)ne tokat dhe vendin e tyre. .. Dhe presin tu japi liri Amerika ,, Se do i fusi ne koperativen e europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje