Ambasadori i BE: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, mbështesim reformat për të arritur ëndrrën europiane të popullit të Shqipërisë

28 Nëntor 2018, 11:01Politika TEMA

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori shpreh urimet më të mira për shqiptarët në këtë ditë të veçantë.

Më tej ai shkruan se BE është e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në plotësimin e reformave për integrimin në BE.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të veçantë! # BE-ja është e angazhuar për të mbështetur # Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për të arritur ëndrrën europiane të popullit të Shqipërisë. # EUforAlbania ”- shkruan ambasadori i BE.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje