REPLIKA/ Erjon Braçe: Ku është propozimi i Arben Ahmetajt për të tatuar pagat 20 mijë lekëshe, ku shkoi ministri?

28 Nëntor 2018, 10:11Ekonomia TEMA

Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka pasur pakënaqësi për buxhetin e ri.

Ai ka kundërshtuar disa nene dhe ka propozuar që pagat deri në 40 mijë lekë, të mos tatohen.

Kërkesa e tij është rrëzuar dhe kjo ka bërë që ai të braktisë mbledhjen dhe të mos e drejtojë vetë Komisionin e Ekonomisë.

Megjithatë, në një reagim të sotëm, Braçe thotë se arriti të frenojë ministrin Ahmetaj, që kërkonte të tatoheshin edhe pagat 20 mijë lekëshe.

Braçe thotë se beteja e tij për taksa të majta, vijon nga e hëna e tutje.

“Propozimi per te mos tatuar pagat deri ne 40 mije leke eshte propozimi im dhe nuk ka asnje arsye qe une te terhiqem!

Kur flas per pagat e punetoreve, pagat e uleta te tyre, kam parasysh qe ato jane te ardhurat e vetme per nje familje punetoresh;

Te ardhurat e vogla, ne cdo vend te Evropes mbrohen nga tatimi.

Ka edhe nje arsye tjeter;

Pabarazia e te ardhurave, diferenca e frikshme mes te ardhurave te uleta nga puna me te ardhurat e medha te menaxhereve;

Pabarazia e frikshme mes te ardhurave nga puna me te ardhurat nga kapitali.

Natyrisht, kush nuk ka punuar kurre per 200 mije leke te vjetra as qe e kupton kete;

Madje ben me shume, tamam si ministri i Ekonomise qe propozon tatimin e pagave edhe me te vogla, atyre ne kufijte e pages minimale, poshte pages 300 mije leke.

Dhe meqe jemi ketu, si ka mundesi qe e harruat tamam kete;

Ku është propozimi i ministrit të Ekonomisë për të tatuar pagat 200 mijë lekëshe?

Hapet gazetat e edicionet e lajmeve me te!

Ku shkoi ministri me gjithe propozimin e tij?

Nejse, sa ka filluar, takohemi te henen nen per nen ne Kuvend!

Per te gjitha, natyrisht te miat, te gjitha te majta”, shkruan deputeti socialist.(TemA)

17 komente në “REPLIKA/ Erjon Braçe: Ku është propozimi i Arben Ahmetajt për të tatuar pagat 20 mijë lekëshe, ku shkoi ministri?”

  1. Tarrasi qe ta plasi says:

    Mbaju fort Braçe ! Je i vetmi dhe i fundit Socialist ne kete Republike !

    Trimat e tjere te Socializmit ,
    kane dale malit
    si qente per petlla,
    Me na heq syte,
    me na vu vetlla…

    1. Troç says:

      Ky po vdes per nje çike magazinier (minister )

      1. Kalec Dega says:

        Lol! Pra nje autopolant i prishur vs prefesoriw englishtes…

        O delet e shqypnise e ju militantat besnik te P…

        “ Vetem nja here e kam taku Ridvan Boden na jeten tame”

      1. Defined says:

        Ti po, qe flet gjithmone qarte vlla

  2. Ben says:

    Jo vetem pagat e ulta qe NUK duhet tatuar por duhet HEQUR taksa edhe mbi te gjitha artikujt baze ushqimore.

  3. Une says:

    Nje lule nuk bie pranveren…thote populli.
    Keni ngelur shume mbrapa z.Brace.Nuk eshte vetem tatimi,eshte cdo gje.
    Nuk keni me vizion se cduhet te rregulloni dhe te ecim perpara.
    Shani kazanin,por te thenat e te gjatit jane vetem pergjigjie per kazanin dhe asgje te re per popullin

  4. Tironsi says:

    Problemi jane pagat e uuuulta, pastaj vjen tatimi

  5. Erli says:

    Mos u mërzit brace, nuk të kupton se nuk është financier.

  6. po c merreni me kete plere ahmetaj nje qelbesire nje hajdut nje servil .o edi rama po vetem parti e majte nuk je .po fukarait do ja marresh shpirtin. po qenke i pafytyre po nuk kam c te them po fjalen kafshe se meriton. erjon te lumte per nismen tende.

  7. enver hoxha says:

    po kush je ti more hajdut me surat orangutangu te vesh taksa per rrogat qesharake. po atyre nuk u del te hane buke mor qe gjec belane.jeni kaq te pafytyre, kaq mizore.o enver hoxha ngrihu nga varri .vegel e edi ramer je.te lumte o brace lufto trego qe je njeri.

  8. Jimi says:

    Brace mos u tut!

  9. Saimir says:

    E keni gjete te zotin kete macen e financave. Duke i vendos logon e vizionit ju duket se e keni ba tiger

  10. Ali babushi says:

    O brace ,po nuk e din pushtin mender min Ku eshte??ta them June, atje Ku ka dale ka shkuar dhe nuk kthehet me pa mesuar se nuk ka lindur akoma zagari sypeshkaqen..

  11. Martin says:

    Ministri i financave qe nuk u tregon shqiptarve sa ka arrit borxhi publik. Cfar po ndodh me vendin tone te gjore.
    Po tw vazhdoje keshtu vendi yne do dale ne ankand.
    O te pa udhe politikuaj

  12. Sit back and relaks■●▪ says:

    bad cop, good cop dhe populli qe gri sallat..

  13. Sit back and relaks■●▪ says:

    bad cop, good cop dhe populli qe gri sallat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje