“Shqiptarët gëzohen që mundën me hy në familjen e popujve të lirë”, Bushati publikon letrën e rrallë të Ismail Qemalit

28 Nëntor 2018, 12:30Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati me rastin e 106 vjetorit të Ditës së Flamurit, thotw se vendi është në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, teksa ndan edhe letrën e Ismail Qemalit drejtuar Fuqive të Mëdha, shkruan se shqiptarët janë krenarë për përkatësinë Europiane.

… Shqiptarët gëzohen që mundën me hy në familjen e popujve të lirë të Orientit, dhe tue mos pasë tjetër qëllim veçse me jetue në paq me të tanë shtetet fqinje..”, shkruante Ismail Qemali në letrën drejtuar qeverive të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve fqinje, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, ku i njoftoi “…për këtë ngjarje të jashtëzakonshme për jetën kombëtare të shqiptarëve..”.

Sot, në 106-vjetorin e Ditës së Flamurit, me urtësi dhe vendosmëri jemi në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, krenarë për përkatësinë tonë Europiane.

#106vjetshtet?? #DitaeFlamurit”, shkruan Bushati. (TemA)

6 komente në ““Shqiptarët gëzohen që mundën me hy në familjen e popujve të lirë”, Bushati publikon letrën e rrallë të Ismail Qemalit”

  1. kamerunezi qe di shqip says:

    O RE …… po nje leter te shkrojtur ne shqeto-shqip nga Ismahili i Qemalit ,me doren e tij nuk paskerkeni ???!!!! Kryetari i shtetit te sapo proklamuar Shqipetar nuk paska shkrojtur ne gjuhen shqipe por ne disa gjuhe te botes !!!!! Gjuhen baze kishte turkishten ,pastaj greqishten ,po frengjishten nuk kishte si ta linte pa mesuar ,arabisht nuk diskutohet ,e tj etj …….. vetem shqipen e gjuhen e memedheut te dashur nuk e ka ditur …… çudi !!!!!!!!

    1. Sara says:

      O debil eshte leter qe u drejtohej te huajve, nuk ishte injoprant ta shkruante ne gjuhen e vet se ishte poliglot e diplomat me fame ne mbare Evropen

  2. Plaku i mocem says:

    C’jane keto budallalleqe,shqipetaret dolen nga Oreinti,dhe hyne ne familjen e popujve te lire,te Oxidentit.Z.Mero,gjej gazetare dhe korretore te afte paguaji mire ata dhe kur gabojne v ufru gjoba te majme.Edhe ne qofte se dokumenti i praqitur ka gabime apo fallsifikime,mos e botoni.

  3. Flm says:

    Dy-fytersia e Turk-Arnautve i ka rrenjet e thella dhe shfaqet sa here gjenden ne nevoj.
    ###
    Lexoni se c’fare deklaron Ismail Qemal Turko-sperma ne intervisten e tije dhene ne gazeten Britanike “The morning Post” … artikulli perkthyer ne Shqip “Ismail Qemali besnik i Perandoris Osmane, perplaset me Italianet”
    ###
    Ja disa fragmente te intervistes …
    – “Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo është një fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane.
    – Shqipetaret jane pro-Otoman. Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të shkaktuara nga ata, nuk do të rrinë duke pritur, nëse është e nevojshme për do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë Otomane.
    – Unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo Otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Perandorisë. Unë jam aq i sigurt aq sa mund të jem, se qeveria turke nuk ka humbur besimin te popujt e saj.
    – ….. e shume te tjera
    ###
    Gazeta amerikane sjell intervistën e Qemalit për “The Morning Post”. Mbrojtja që ai i bën regjimit të vjetër Otoman dhe akuzat ndaj xhonturqve.
    Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 31 dhjetor 1911.

    1. Genti says:

      Ismail Qemali beri detyren qe ju ngarkua nga porta e larte, me bekimin e Austrohungarezeve. Ai thjesht u dergua si garantor i pavaresise se nje cope Turqie te vogel ne Ballkan, per ta perdorur me vone si sherrxhiun lagjes. Kjo eshte e verteta dhe jo historia e falsifikuar e Shqiperise. Prandaj dhe e hoqen qafe ne Itali nga fundi i luftes se pare boterore, se kishin frike mos u nxirrte sekretet, per arsyen se kishte filluar te ridhte nga trute.

  4. mirel says:

    Njehere valltar Bushati, njehere recitues.
    Kur kercen, i duket Atdheu Greqi, kur reciton, i duket Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje