Nga Mero Baze
Degradimi i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, por dhe shumë procese të tilla të ngjashme në institucionet më të rëndësishme të vendit, që i nënshtrohen zgjedhjeve, përveç partive politike, nxjerrin në pah nevojën e një mekanizmi ligjor për kontrollin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më sot shërben vetëm si një institucion që është përgjegjës për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vend. Megjithëse është i specializuar për zgjedhje dhe ka një administratë të aftë për këtë proces, ai është thuajse një institucion jashtë loje për çdo proces tjetër zgjedhor në vend.
Zgjedhjet brenda partive politike, PD, PS, dhe partive të tjera parlamentare, janë zgjedhje po aq të rëndësishme, biles në ndonjë rast më të rëndësishme se sa vetë zgjedhjet parlamentare. Në kushtet e një sistemi të tillë politik, ku fituesi i zgjedhjeve parlamentare fiton gjithçka, pasi mund të zgjedhë Presidentin, Kryeministrin dhe gjithë institucionet e tjera, janë po aq të rëndësishme sa zgjedhjet lokale dhe vetë zgjedhjet brenda partive politike, pasi ato zgjedhje prodhojnë kandidatin për kryeministër.
Në këto kushte, meqë jemi në prag të finalizimit të reformës së munguar zgjedhore, do të ishte logjike që partitë politike, sidomos PS dhe PD t’i japin mbështetje një nisme që kthen KQZ-në në institucion përgjegjës ligjor për çdo proces zgjedhor brenda partive politike në vend, si dhe institucioneve të tjera të pavarura që kanë nevojë për zgjedhje si Federatat sportive, përfshi atë më problematiken, të Futbollit, Universitetet, Akademia e Shkencave, Shoqatat e rëndësishme me ndikim kombëtar të njohura prej shtetit si të tilla etj.
Por kjo është urgjente, sidomos tek partitë politike.
Farsat zgjedhore brenda partive politike, janë shkaku kryesor pse politika shqiptare nuk ka lëvizur përpara për 28 vjet, pse çdo lëvzje e re vritet në embrion dhe pse nuk funksionon disidenca brenda partive politike. Kryetarët e partive politike nuk ikin kurrë nga drejtimi i partive pikërishtë pse brenda partive është shkatërruar mekanizmi i zgjedhjeve dhe është kthyer në formalitet.
Nëse i hedh një sy zgjedhjeve të fundit brenda PD, ti e kupton se njeriu që bërtet për vjedhje votash parlamentare, vetë sillet si bandit publikisht, duke degraduar zgjedhjet brenda partisë dhe duke u lënë hapësirë trafikantëve të drogës, prodhuesve të hashashit, figurave kriminale të 28 viteve në jetën publike të Shqipërisë dhe në fund e quan dhe proces zgjedhor.
Askush nuk numuron më vota, askush nuk garon më, askush nuk i konsideron ato zgjedhje dhe pastaj dëgjojmë dhe Lulzim Bashën që kërkon zgjedhje të lira dhe të drejta.
Në këto kushte, do të ishte urgjente që PD dhe PS, të mbështesin KQZ si institucioni që duhet të organizojë çdo lloj zgjedhjesh në Shqipëri, edhe ato brenda partive, pasi ato janë po aq të rëndësishme për jetën e vendit, sa ato parlamentare.
Biles do të ishte mirë që dhe testet për numurimin elektronik dhe votimin elektronik të testohej në votimet e partive, për të dhënë shembullin dhe garancinë që mund të përdoren në zgjedhje parlamentare.
Nëse Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk bien dakod që dikush tjetër si KQZ të organizojë zgjedhjet e tyre, është e qartë se ata nuk duan zgjedhje të lira brenda partisë së tyre dhe kjo është shenjë e qartë, që ata nuk duan zgjedhje të lira as në Shqipëri.
Më tej ky proces duhet shtrirë në çdo institucion me peshë në vend, që ka raport me shtetin shqiptar KQZ duhet të marë fuqinë e një institucioni profesionist zgjedhjesh dhe të vendosë rregullat e lojës duke shmangur vrasjen e demokracisë shqiptare qysh në embrion, siç po vritet në zgjedhjet brenda partive dhe institucioneve kryesore të shtetit shqiptar që duhet të ishin shembull i lirisë dhe zgjedhjeve të ndershme.
Ndërkohë janë kthyer në epiqendra dhe laboratore të vjedhjes së votave dhe zgjedhjeve të pandershme, një histori që në finale ka vrarë shpresën për zgjedhje të lira në Shqipëri.
Me shume se sakte!
Shume e saktë.
Teper e nevojshme, madje e domosdoshme.
Aty fillon demokracia dhe gjithshka behet me e besueshme.
Me javash o Mero xhani
mos na acaro Lubinë
kot e mban Luli Kunatin
kot e desh Edi Tepsinë?!
.
(iso)
Me ngadalë e me javash
të bënet shelegu dash.
.
Bën Rilindja një zullum
a bën Edi ndonjë proçkë
nis Lulushi të kuisë
Edi i vërvit një kockë.
.
(iso)
Me ngadalë e me javash
të bënet shelegu dash
kaq e dita kaq e thash
merre Mero se t’a lash.
.
.
.
Perfundim i drejte .Po a ka mundesi te realizohet???.
njeri pa moral dhe pa parime cfare pret
njeri pa moral dhe pa parime cfare pret …………
i mesoni shqip ketij njeriu qe edhe titullin e shkruan gabim
i duhet nje presjeolog ti mesoje perdorimin e presjes
i mesoni shqip ketij njeriu qe edhe titullin e shkruan gabim
i duhet nje presjeolog ti mesoje perdorimin e presjes
i mesoni shqip ketij njeriu qe edhe titullin e shkruan gabim
i duhet nje presjeolog ti mesoje perdorimin e presjes
urgjent
i mesoni shqip ketij njeriu qe edhe titullin e shkruan gabim
i duhet nje presjeolog ti mesoje perdorimin e presjes
urgjent……………
mero eshte duke dal ne pension dhe ende nuk ka mesue shqip
vetem pikesimin e titullit te shihni dhe e vertetoni kete
mero eshte duke dal ne pension dhe ende nuk ka mesue shqip
vetem pikesimin e titullit te shihni dhe e vertetoni kete
dhe mos na bej patriotin!!!
mero eshte duke dal ne pension dhe ende nuk ka mesue shqip
vetem pikesimin e titullit te shihni dhe e vertetoni kete
dhe mos na bej patriotin!!!!!
mero eshte duke dal ne pension dhe ende nuk ka mesue shqip
vetem pikesimin e titullit te shihni dhe e vertetoni kete
dhe mos na bej patriotin!!!!!!!
-Ta harrojme
– Nuk ka per te ndodhur kurre
-Partite jane aty per pushtet
-Pushteti fitohet nuk “zgjidhet”
-Qe te ndodhe kjo qe propozon Merua,duhet te kete ngritje me arme ne dore…kush ta beje?!
Pare gjendja…do ishte mire qe ata 700,000 sirjanet ti pranonim.Mbase do ngriheshin ata per shqiprine se ne ” te hame mutin’.
Mero ti ke mundesi nepermjet medias te influencosh qe kjo ide eshte e domozdoshme te iplementohrt
S’behet vreshta me urata, por me shata e lopata .. o Merooo!
Nga cili pret qe te pastroje qelbesiren e llumit te politikes?
Nga Rama dhe Basha? Berisha e Meta? Apo Bode e Fullani?
Je katandisur si Fahri Ballijte e dikurshem te Zerit te Popullit.
Basha nuk beson,ai nuk e ka marre vendin e kryetarit te PD me vota,por ja dhuroi Berisha !
Cdo humbje e zgjedhjeve,justifikohet me vjedhje votash,per te qendruar kryetar si ne komunizem.
Shpresoj qe shoku jot Edi Rama ta marre parasysh kete sugjerim se ia vlen.
Bajne ” gare ” Rama me Bashen dhe fiton Emir Sadetini i shqiptareve