Secili hallin e vet tek "Unaza e Re"…!

30 Nëntor 2018, 20:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që po ndodh tek “Unaza e Re” është një tragji-komedi. Për gati një muaj banorët që preken nga prishja e objekteve, mblidhen aty në shumicën e ditëve nën shi dhe kërkojnë një dëmshpërblim të pranueshëm për shtëpitë e tyre, me qëllim që të rifillojnë jetën diku tjetër. Problematike mbetet kategoria e të palegalizuarve, të cilët janë nën makthin e mbetjes në rrugë dhe janë shumë agresivë.

Agresiviteti i tyre është i justifikuar me mungesën e perspektivës që ata kanë pas prishjes shtëpive dhe pafuqinë për ta bindur qeverinë që t’i pagujë të gjithë.

Maksimumin e agresivitetit të tyre befas u kujtua ta përdorë Partia Demokratike. Ajo për gati dy javë që është çdo natë tek “Unaza e Re”, por nuk ka të njëjtin hall me banorët. Ajo ka hallin e çmimit të tenderave të Unazës. Një prej tyre e ka marrë Kumbari i vajzës Lulzim Bashës dhe quhet në rregull. Njërin e ka marrë Salillari dhe prap nuk ka zëra kundër tij. Problemin e ka me të tretin që nuk po e gjen dot kush e ka marrë dhe herë i thonë e ka marrë Sandri, herë dikush tjetër afër Doktorit.

Ironia e fatit është se në këtë protestë çdo natë i vetmi “dezhurn” është djali i Fariut, siç njihet deputeti Balliu, babai i të cilit me Lulzim Bashën dhjetë vjet më parë kanë ndërtuar mbikalimin tek “Shqiponja”, i cili ka kushtuar po kaq sa kushton mbikalimi tek rrethrrotullimi i “Shqiponjës”. Biles e ka ndërtuar aq keq sa akoma nuk i është marrë përfundimisht në dorëzim.

Qeveria nga ana e saj ka hall tjetër. Ajo do deomos ta mbajë të lidhur PD me protestën e Astirit që kur ta zgjidhë problemin me ta, opozita të rrijë e të mendohet se çfarë u desh kjo histori. Prej fillimit duket se i vetmi i shqetësim i qeverisë, është si ti mbajë opozitarët në “Unazën e Re” dhe të vazhdojë punët e saj brenda Unazës.

I fundit hallexhi i kësaj proteste, është Erion Veliaj që duket sikur është i pari i gjithë hallexhinjve. Ai deri më sot ka gjetur shtëpi sociale për ata që preken nga prishjet dhe vullnetarë nga Tropoja, që i prishin vetë ndërtesat kundrejt përfitimit nga zhvillimi i ri i zonës. Më tej akoma ai po përpiqet të tërheqë gjithë betejën e opozitës mbi vete që po ashtu të ndjehet i fituar në fund kur të bëhet “Unaza”.

I vetmi që sillet cuditshëm me protestën është Lulzim Basha. Ai shkoi atje papritur, kur askush nuk e priste të ishte në krah të banorëve, ikën po aq papritur për pushimet e rregullta në Hollandë, dhe nuk dihet nëse do qëndrojë deri në fund, por e sigurt është që pa shkuar të tre fituesit e tenderave të Kunati, ai nuk ju ndahet.

Në këtë kaos interesash, ku banorët duan lekët e shtëpive, Basha pjesën e tenderave, qeveria projektin e “Unazës” dhe Bashkia lavdinë e betejës, protestën e mban gjallë vetëm qeveria, e cila akoma nuk është bërë gati ti prishë, pasi nuk ka mbaruar me sa duket letrat e pronave dhe lekët e rimbursimit. Dhe ndërkohë të gjithë bëjnë sikur rezistojnë për hallin e tyre.

4 komente në “Secili hallin e vet tek “Unaza e Re”…!”

  1. Redi says:

    Eshte keshtu sikurse e pershkuan.
    Tablo me qarte nuk behet, e sakte dhe e thjeshte ne argumentim.
    -Kunat bobi do leket, qe me gjasa me ndihmen e lali erit qe kerkon te behet i famshem, do ti marre;
    -Lali eri do imazh te mir te i gjati, qe dalngadal po i hyn mrena dhe tash po e kupton lali se po i djeg;
    -Qeveria kerkon zhvillin dhe urbanizim bashkohor.

  2. kozmo says:

    KUR DO TE SHKOJNE NE REC KETA FELLIQESIRA ???
    KY ESHTE HALLI QE KA SHQIPERIA , VETEM ATEHERE DO TE CLIROHET KY VEND NGA HAJNAT .

  3. Arber says:

    Mero, mos doje te thoje “… ka ndertuar mbikalimin tek Casa Italia.,” ? Shihe dhe nje here shkrimin

  4. Arber says:

    …apo ” rrethrrotullimin tek Shqiponja”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje