"Gruevski e kërkoi azilin nga ambasada në Tiranë"

2 Dhjetor 2018, 20:40Rajoni TEMA

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, e ka kërkoi azilin politik në ambasadën hungareze në Tiranë – ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Me kërkesë të Radios Evropa e Lirë, nga kjo ministri është deklaruar se “nuk kanë informacion se si Gruevski u largua nga Maqedonia”, por u shtua se “në përputhje me të drejtat kombëtare dhe ndërkombëtare ai arriti në Hungari”.

Ministria hungareze thekson më tej se kërkesa e tij për azil politik “nuk është çështje politike, por ligjore”.

Por REL, e cila analizon një serë këmbimesh pyetje – përgjigje me autoritetet hungareze për rastin Gruevski, thekson se ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë pranon se Gruevski arriti në përputhje me ligjet, në një përgjigje më të hershme të po kësaj ministrie është deklaruar se nuk posedohet asnjë informacion në lidhje me atë se ish-kryeministri maqedonas erdhi në Budapest.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, tha një ditë më parë se “i dinte të gjitha detajet” dhe ishte plotësisht i informuar për hetimin e arratisjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.

2 komente në ““Gruevski e kërkoi azilin nga ambasada në Tiranë””

  1. Bato says:

    Po po na mbushet mendjen…madje kur ishte te TEG e ndau mendjrn te hynte te hungarezja apo polakja…

  2. ILIAZ LAZI says:

    Një komedi e zbehtë.

    Një ANTISHQIPTAR, vjen e gjen mikpritje në Tiranën e antishqiptarëve.
    E keqja jemi ne që dhurojmë vota kriminelëve politikë antishqiptar.
    Derisa ky Grujcevski ishte regjisori i masakrës, me asistencë të kërcovar jashtëqitjes, politikarët tanë e përqafonin duke e uruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje