DETAJET: Gruevski ka kërkuar azil në Ambasaden e Hungarisë në Tiranë

2 Dhjetor 2018, 11:46Rajoni TEMA

Ministria e Jashtme Hungareze konfirmon se ish-kryeministri Nikolla Gruevski para se të arrijë në Hungari, ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë.

“Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Bota Sot.

Nga Ministria gjithashtu shtojnë se nuk kanë informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalur nga Maqedonia, por shtojnë se “ai erdhi në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Më herët nga MPJ e Hungarisë kanë theksuar se nuk kanë informacione se si Gruevski ka hyrë në Hungari.

1 komente në “DETAJET: Gruevski ka kërkuar azil në Ambasaden e Hungarisë në Tiranë”

  1. Kalec Dega says:

    Pse jo, cdo qytetar ka te drejte te kerkoje azil ku i do b itha. Ju qe akoma skeni kerkuar azil, jeni te mirepritur dhe mos u merrni me idjotlliqe po nxitoni e mos harroni qe te shpetoni si Gruevski …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje