Vuçiç: Veprimet e shqiptarëve po çojnë në katastrofë të plotë

30 Nëntor 2018, 18:02Rajoni TEMA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas informacionve se është miratuar deklarata për bashkimin e Mitrovicës, ka thënë se ekzistojnë disa çeshtje të cilat thjeshtë nuk mund të lëshohet pe kur flitet për Kosovën.

Ai u shpreh se për të lajmi kryesor është ai se dikush po mundohet të rrëmbej pjesën veriore të Mitrovicës dhe se në këtë rast të gjithë bëhen sikur nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ndërsa shqetësues është dhe deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veselit se ushtrinë e Kosovës do ta bëjnë nga mesi i muajit dhjetor.

Vuçiç ka sqaruar se po i lut politikanët në Evropë dhe botë që ta kuptojnë se çfarë problemesh do të paraqiten, nëse dikush nuk merret me këtë, transmeton më tutje “Zëri.info”.

Me rastin e paralajmërimit të shqiptarëve se do ta marrin Mitrovicën veriore dhe do ta krijojnë ushtrinë e Kosovës deri në fund të vitit, Vuçiç thotë se është i padisponuar dhe i brengosur, por se duhet ta dinë të gjithë se nuk është aspak i frikësuar.

“Tani e shoh se kërcënimet e disa njerëzve se do rrënojnë pushtetin në Beograd brenda një muaji, ndërsa ju kanë mbetur edhe rreth 20 ditë, nuk kanë qenë një kërcënim i kotë”, ka thënë Vuçiç dhe ka shtuar se më e rëndësishmja është të ruajmë paqen, por edhe popullin serb në Kosovë”, ka thënë ai.

I pyetur çfarë pret nga takimi me Johanes Han, i cili të hënën pritet të vjen në Kosovë, ai ka thënë shkurt se pret ta takoj.

“Nuk e di çfarë të ju them, mund të them faleminderit Johanes, e konsideroj si mik të sinqertë të Serbisë dhe të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. Për ne këto ditë janë shumë të vështira”, ka përfunduar ai.

7 komente në “Vuçiç: Veprimet e shqiptarëve po çojnë në katastrofë të plotë”

  1. Tani says:

    Pjesa veriore e Mitrovices nukm ka qene kurre e juaja per tu rrembyer. Keni shume toka te tjera per te na dhene. Te gjitha me radhe, nje nga nje. Ne nu do te harrojme apo humbasim durimin. E drejta eshte me ne. Nuk mund te ndryshojne kufijte e krijuar nga Perendia.

  2. Monitor says:

    Forca Kosova kerkoni Novi Pazarin dhe Nish! Jane troja shqiptare! Edhe Ruset e dine! Amerikanet po e po! Vucic, mund te bleshe burokrate ne Europe! Por tendences e zhvillimit dhe bashkimit te popujve ne paqe, jo!

  3. Saimir says:

    A mendojne seriozisht sebet se kaposhqiptaret po punojne kunder tyre. Ujin po e dergojn ne mullirin serb ktu e 30 vjet ma pare

  4. #varijanullen says:

    Merrni plackat dhe ikni o serbi , ikni punoni token ne Beograd se Kosova eshte e lare me gjak Trimash Shqiptare. Uçk Uçk . ?? ??

  5. Lumi says:

    Mos u qa bre burre se keni 200 vjet qe merrni nga trojet shqiptare, eshte koha t’i ktheni mbrapsht. Bota e di mire kush jeni dhe c’keni bere ne ballkan. Keni nis nje lufte boterore dhe disa luftra ballkanike. Keni sherre me fqinjet, u keni mare teritore boshnjakve, kroatve, shqiptarve, hungarezve. Uroj te nisin problemet me vojvodinen.

  6. Kacifa bajga, says:

    Deportoni kurvat serbe nga trojet shqiptare, dhe me pas kerkoni nishin dhe pavaresi per Vojvodinen

  7. meta says:

    Po të dinin qeveritë shqipëtare të koordinonin mes veti ekonomit në nivel shtetëror ti Vuqiq kurrë nuk do ta merre në gojë veriun e Kosovës.
    Po shqipëtarët kan qen dhe kan mbetur kusarë, dhe atë në territorin e tyre.
    Vuqiqi ( dhe BE-ja ) më tepër friksohet nga prishja e marrdhënieve tregëtare me Shqipërin se 100%-shi. Pasi që ambiciet e tyre janë të zotërojn tregun në Shqipëri. Një bllokad si kjo – 100%, do ti stimuloj tregtarët shqipëtarë të gjejn alternativa tjera e që me kohën do të rezultonte që firmat e huaja që kan seli në Serbi të zhvendosën permanent në Tiranë. Kjo është frika e Vuqiqit. Humbja jo e territoreve por e 6 milion konsumatorëve shqipëtarë dhe konsumatorët turist që është në rritje e sipër në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje