Parlamenti Evropian paralajmëron Rajonin: Të mos synohen shtete një-etnike

29 Nëntor 2018, 16:50Rajoni TEMA

Parlamenti Evropian miratoi të enjten rezolutën për Serbinë, në të cilën theksohet se janë bërë përparime në reformat ekonomike, por se është më rëndësi thelbësore, të arrihen rezultate të prekshme në reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e mediave.

Rezoluta mirëpret “angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Gjithashtu eurodeputetët përshendësin përpjekjet që janë bërë për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën.

“Çdo marrëveshje mbi normalizimin e raporteve do të jetë e pranueshme vetëm nëse pajtohen të dyja palët dhe nëse ajo ruan stabilitetin në rajon dhe të drejtën ndërkombëtare” thuhet në rezolutë.

Sa i përket idesë për ndryshim të kufijve, Parlamenti Evropian, thekson se “shtetet etnikisht të pastra nuk duhet të jenë qëllim i rajonit” përderisa potencohet struktura shumetnike e Kosovës dhe Serbisë.

Dokumenti i jep rëndësi themelimit të asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe zbatimit të gjitha marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve përfshirë edhe atë për energjinë.

3 komente në “Parlamenti Evropian paralajmëron Rajonin: Të mos synohen shtete një-etnike”

  1. Toni says:

    Ah moj Europe, kurva plake Europe!!

  2. xx says:

    Na e theksoi dhei ftuari i presidentit mbreme nga Kroacia se ne BE popujt qe jane afer me teritor nuk do ti pengoje asgje qe ta bejne bashke jeten kulturore pamvaresisht se i perkasin shteteve te ndryshme.Keshte qe Serbia mos te shqetesohet per serbet e KOSOVES.Ne se duan Trepcen dhe Ujmanin ahere eshte tjeter gje.

  3. Fatos says:

    Pse cfare problemi ka ketu? Shtetet duhet te vendosin vete fatin etyre e jo t’jua imponoje korporata globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje