NATO ultimatum Kosovës: Hiqni tarifat ndaj mallrave serbe, si do të mund të ecni përpara?

28 Nëntor 2018, 16:44Rajoni TEMA

Komandant i Forcave të NATO-s më seli në Napoli, admirali amerikan, James Foggo, u shpreh i shqetësuar të mërkurën me veprimet e fundit të qeverisë së Kosovës për të ngritur tarifat për mallrat serbe dhe kjo sipas tij, rrezikon të izolojë më shumë Kosovën.

Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

“Besoj se edhe Serbia edhe Kosova aspirojnë të jenë më të integruara me institucionet euro-atlantike, besoj se kjo është e rëndësishme për të dy kombet.

Megjithatë jam shqetësuar me disa veprime të fundit, siç është një ngritje e dukshme e tarifave mbi mallrat e Serbisë dhe Kosova rrezikon për t’u bërë më e izoluar.

Pra, pyetja ime për ata që janë në këtë dhomë, a synoni qëllimin për integrim euro-atlantik?

Nëse po, si do të mund të ecim përpara në vitin 2019?”,tha ai duke u bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të bashkëpunojnë për ulur tensionet në vend.

Forcat e KFOR-it që nga dje filluan stërvitje në veriun e Kosovës duke pohuar se kjo është një stërvitje normale që nuk lidhet me zhvillime të caktuara. Admirali Fogo tha se stërvitjet ishin vendim i tij dhe komandantit të KFOR-it.

“Në çdo kohë që ne shpërndajmë trupat tona, është një shenjë që ne nuk kemi arritur qëndrueshmëri për një mjedis të qetë dhe të sigurt, në fakt është kthim prapa. Unë jam i interesuar për të ecur përpara, kështu që pyetja ime për Beogradin dhe Prishtinën është si do të mund të zvogëlojmë nevojën që KFOR-i të përgjigjet gjatë vitit 2019. Veprimi juaj duhet të jetë më i qartë se fjalët tuaja”, tha ai.

Beogradi dhe serbët e Kosovës, reaguan me zemërim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Beogradi tha se do të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me heqjen e kësaj tarife, ndërsa përfaqësuesit e pushtetit komunal në veriun e banuar me shumicë serbe dhanë dorëheqje dhe shkëputën cdo komunikim me Prishtinën.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Prishtina heqjen e tarifave.

Qeveria e Kosovës pohon se tarifat duhet të mbeten në fuqi dhe ato janë vendosur si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.

13 komente në “NATO ultimatum Kosovës: Hiqni tarifat ndaj mallrave serbe, si do të mund të ecni përpara?”

  1. Atdheu says:

    Ik ere pirdhu.. cte duhet ty cben Kosova me taksat e saj.

    1. Tani says:

      Sic duket gjenerali nuk i di te gjitha sepse nuk don apo se e genjejne ose se num ka bere mjaftushem ‘rikonjicion’. Serbia dhe Bosnja nuk kane lejuar dhe nuk lejojne asnje kamion me mallra kosovare te kaloje neper territoret e tyre. Ka pasur levizje kaminonesh vetem ne nje drejtim, ng aketo dy vende drejt Kosoves. Mjaft eshte majft! Perse NATO apo BE nuk i bejne presion Serbise e Bosnjes qe te lejojne kamionet kosovare te kalojne neper vendet e tyre por i bejne presion vetem Kosoves. Gjenerali duhet te beje perpjekje te mesoje me mire se cfare po ndodh ne terrren. Trupat kjosovare i kane vene gjoksin forcave te NATO-s dhe po luftojne atje ku kerkohet, edhe ne Afganistan. Ndersa Serbija e perdredh me Rusine dhe nuk behet pjese e NATO-s. Cfare ka per te thene per kete Komandanti i NATO-s? Pastaj ci duhet NATO-s nse c’ben Kosova nga ana tregtare. Duhet te shikoje vetem anen ushtarake.

    2. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      do ju cqyej sumen Putin nese nuk degjoni NATO-n…………

  2. Flm says:

    C’fare kan per te thene “patriotat” Arnaut qe Europa ka te njejten linj me gjoja “tradhetaret” e Shqiperise Lubonja, Muc Nano, …
    ###
    Kete jave pame Kulmi i Idjotesis dhe i pa-fytyresis Arnaute.
    ###
    Dje Ramuti i bente karshillek Europes se “doni apo Jo deri ne 2025 do te bashkohemi”.
    Kurse Europa ju kunderpergjigj me nje “konsult”, … “hiqni tarifat INATCORE se jane ne dem te ekonomis se Kosoves” o Debila.
    ###
    Pyes “patriotat” qe kalojne ne eks-taze kur kalerojn preshin …. A e shikoni sa te demshme jane veprimet tuaja kunder interesave Kombetare ??
    Pika e referimit dhe e orkestrimit eshte Evropa dhe jo Sulltani i Anatolis.

    1. @@@@ says:

      Te ka ngecur disku tek Sulltani Turqise ore koke kkkk pa ate Sulltan e ate Turqi zorr se do mund te formuloni ndonje shkrim per kete forum ore te mjere

    2. #varijanullen says:

      Nuk ka asnje shenje nga Europa ketu, gjenarali ne fjale ka shprehur opinion personal nuk ka as dokument as preokupazion zyrtar, thjesht preokupim siç eshte prekupim Cdo takse e njeanshme nga X shtet. Siç jane taksat usa kunder kines, kunder iranit apo hedhja poshte e marrveshjesh e tregtise se lire usa/Eu pikerisht nga Eu, me justifikimin se parmisani usa nuk eshte parmigiano. Kosova beri shume mire. Pike. Duhet ta ndjeki edhe Tirana.

  3. xx says:

    Serbia eshte e integruar por nuk po le Kosoven te integrohet dhe nuk po ja heq veshin askush. Kosova duhet te rrije si pule sa TI marrin gjysmen dhe ti kerkojne status te vecante per kishat dhe serbet qe nuk perfshihen ne veri?Ti marri pjesen me jetike: Trepcen dhe UJMANIN.

  4. Kuq e zi says:

    Ky komsndanti i paska futur nje vize te trashe
    Qe kur serbia don me hy ne nato?
    Per gazetarucin ne fjale qe e quan ultimatum
    Ultimatumi ka skadence dhe skadencat i jep tjeter kush jo ky ushtari me kapele
    Apo jane bllokuar mallrat dikujt qe sponsorizon meren?

  5. toni says:

    Ky komandant eshte trap apo ben vete, marredhenje normale me Serbine nuk ka pasur dhe nuk do kete kurre prandaj trupat e KFOR-it qe ai vete i komandon ndollen ne Kosove! Serbia e ka bere te qarte se nuk do jete kurre pjes e NATO-s.

  6. Roberto says:

    Edhe sikur ti heqin taksat ky ishte nje mesim i mire per te gjithe dhe nese nuk do ndryshojne ka dhe menyra te tjera per ti bojkotuar prodhimet Serbe keshtu qe kjo eshte ne doren e qeverise se Kosoves.

  7. qytetar says:

    Se kuptoj kete dashurine e kurvave europiane dhe amerikane per serbet,Kane frike jane bythqire se mos fillon ndonje lufte e trete boterore se te paren ata e filluan. Yt bushtra dhjeramane ja skuq bucen xhaxhi putini ndaj i kunderviheni me te dobtit kosoves e shqiperise

  8. Sebastia says:

    Ndersa saksionet tuaja ndaj Rusise jan te drejta.

    Eh rrace e flliqte, kshtu eshte kur ske fuqi e shtet te fort e te clirojne te tjeret . Shiko Kroacine, e dhjet me mut serbin ne cdo gje,s guxon njeri ta kritikoje.

  9. Genti says:

    Kosova me urdherin e Europes vendos Tarifat. Serbia me urdherin e Europes ankohet se nuk mund te vazhdoje me programin e saj per nje njohje te mundshme te pavaresise ne kembim te BE-se. Duhet nje zgjidhje. Krijo problemin dhe ofro zgjidhjen eshte motoja. Dhe zgjidhja vjen papritur nga vete Europa dhe Amerika. Ndryshim kufijsh. Serbia merr Veriun me Trepcen ( kjo e fundit pasi ti jete dhene me koncesion te ndonje korporate dhe ketu ka ngecur pak muhabeti ne lufte interesash) Kosova merr pjese te Presheves. Mendoni ju se Thaci ishte i cmendur. Thaci nuk ben dot shurren pa marre telefonatat nga Brukseli dhe Washingtoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje