Policia nuk lejon hyrjen në Kosovë të gazetarëve rusë

26 Nëntor 2018, 20:34Rajoni TEMA

Kanë mësyrë Kosovën, por nuk kanë marrë leje për ta vizituar këtë vend.

Këtyre dy gazetarëve ruse, u ka mjaftuar leja nga Beograd për të ardhur në Mitrovicë. Por gabimin e tyre e kuptuan kur arritën në pikën kufitare në Jarinje.

Policia e Kosovës i ktheu mbrapsht, shkruan Express.

Për në Serbi janë  kthyer edhe shumë kamionë me produkte serbe e që s’kanë paguar doganën 100 për qind.

Taksa prej 100 për qind po zbatohet edhe në pjesën veriore të Kosovës. Brenda ditës shumë pak kamion depërtojnë përmes kësaj pike kufitare; kryesisht ata që janë tranzit.

Ndërkaq për taksën pritet që serbët e veriut të protestojnë sërish.

Në këtë protestë po paralajmërojnë pjesëmarrje serbët e Mitrovicës së veriut, pasi sipas tyre kjo nuk është e mirë as për serbët, as për shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje