Vazhdojnë telashet për Nikolla Gruevskin: Kërkohet heqja e mandatit të deputetit

26 Nëntor 2018, 17:14Rajoni TEMA

Pesë kërkesa i janë parashtruar Kuvendit të Maqedonisë për marrjen e imunitetit të deputetit Nikolla Gruevski, i cili tashmë ka fituar azil politik në Hungari.

Mediat maqedonase raportojnë se kërkesat në fjalë do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit të Imunitetit, me të cilin kryeson Pavle Bogoevski nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

 Kujtojmë se Gruevski u dënua me dy vite burg për rastin “Tank”, për blerjen e një mercedezi luksoz.

 Gruevski akuzohet edhe në lëndët gjyqësore “Trajektorja”, “TNT”, Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”, të gjitha këto gjithashtu raste të PSP-së, për të cilat do t’i gjykohet në mungesë. Përveç kësaj, Gruevski është i dyshuar edhe në disa hetime të hapura të PSP-së, midis të cilave “Talir”, “Propaganda”, “Harmonia”.

1 komente në “Vazhdojnë telashet për Nikolla Gruevskin: Kërkohet heqja e mandatit të deputetit”

  1. Lennard says:

    Terheqte Kemben Zvarre per Sali Kriminelin,Lul-Hajdutin Like Bajgen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje