Çdo vit në Shkollën “Ibrahim Kelmendi”, në Preshevë ka 100 nxënës më pak që vijojnë mësimin.
Ani pse nuk ka shifra të sakta se sa banorë gjatë vitit janë shpërngulur nga vendi, Presheva është në rrezik të bëhet Çamëri e dytë.
Banorë të kësaj komune fajësojnë qeverisjen, duke shtuar se varfëria e madhe, po i shtyn ata që ta lënë vendin.
Sevdije Halimi, këtë vit shkollor e nisi me mungesën e pesë nxënësve të saj. Këta nxënës kishin lënë në gjysmë, mësimet, kishin lënë edhe shokët e shoqet e bankës për të emigruar në shtetet e Evropës. E për këtë mësuesja Sevdije thotë se e ka shumë të vështirë.
“Këtë gjeneratë i kom pas pesë nxënës, tash çdo vjet duke u shpërngul, vitin që shkoj dy nxënëse, më herët dy, kështu që gradualisht po shpërngulen, po ka më pak nxënëse nëpër klasa.
Shumë, se sigurisht kanë shkuar për një jetë më të mirë, për kushte ndoshta më të mira, besoj që kanë zgjedhur ndonjë problem, kom pas kontakte me 3-4 nxënës, dy më duket janë vendosur në Francë, pak është vështirë për mësusin, sidomos për këta që kanë përvojë pak më të gjatë”, tha Halimi, shkruna KP.
Numri i nxënësve në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, në Preshevë, sa vjen e ulet. Një gjë të tillë pohon edhe vet drejtoresha e kësaj shkolle, Besa Sahiti, ku thotë se vetëm gjatë këtij viti kishin 100 nxënës më pak.
“Në shkollën tonë gati çdo vit, bie numri i nxënësve, kemi vërejt në bazë të statistikave të numrit të nxënësve që gati 100 kemi më pak çdo vit. Këtë vit kemi të regjistruar rreth 1350 nxënës, ndërsa në vitin që kaloj, kemi pasur 1450 nxënës. Në vitin e kaluar në shkollën tonë kemi pas 74 paralele, ndërsa këtë vit shkollor kemi 73 paralele. Pra çdo vit e shohim një mungesë të studentëve”, tha ajo.
Ani pse, sipas kryetarit të komunës së Preshevës nuk ka shifra të sakta se sa njerëz kanë migruar kohëve të fundit, ai thotë se është vërejtur se ky vend është duke u boshatisur.
“Presheva është në rrezik të bëhet një Çamëri e dytë, në atë drejtim që jo të mos ekzistojë një komunë shqiptare, por të mos ketë më mjaft shqiptarë që jetojnë këtu.
Tek ne është më e dhimbshme dhe është më e prekshme sepse ne jemi të lënë anash nga të gjithë, ne jemi të lënë anash edhe nga Serbia, ata po e dijmë mo, jo vetëm të lënë anash por edhe direkt na kanë stimuluar që të migrojmë prej vendit tonë, por ne jemi të lënë anash edhe nga vet Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në drejtim të asaj që nuk kanë pasur në program edhe strategji për shqiptarët e luginës së Preshevës që të mos migrojnë. Kështu që në këtë drejtim për neve është më e dhimbshme”, ka thënë Arifi.
Sipas tij, bazamenti ekonomik është mënyra më e mirë që të rinjtë mos ta lënë këtë vend.
Besim Saqipi, banor në komunën e Preshevës thotë se varfëria në vend është shkas për emigrimet.
“Po ikin njerëzit prej fukarallëkut, se politikanë po këqyrin me i mbush xhepat e vet me pare dhe për popull nuk po mendojnë hiç, pse mileti ikin prej Preshevës tonë ata veç për veti mendojnë”, tha Saqipi.
Ndërsa, Nehat Zylfiju, 71 vjeçar thotë se vendi nuk duhet lënë, mirëpo banorët e këtij vendi po detyrohen për shkak të kushteve të rënda.
“Prej zori se nuk po kanë çka me punu, nuk ka fabrika nuk ka punë, prej zori po shkojnë në Kosovë ose në Evropë, për me gjet punë. Vendin nuk duhet me lon, por prej zorit qe këqyri, asnjë njeri nuk lun këtu pari”, tha ai .
Të njëjtin mendim nuk e ndan Jetish Kurtishi.
Sipas tij, shteti nuk po i do banorët e Preshevës, dhe për atë ai sugjeron që të gjithë ta lëshojnë vendin.
“Të rinjtë nuk kanë perspektivë, nuk ka punë edhe po ikin krejt jashtë, me mujt diçka me ja siguri vetës, të paktën kafshatën e gojës, qajo është në pyetje. Nuk duhet me lshu vendin kur është i mirë, po shteti neve nuk po na don, edhe duhet me lshu vendin krejt me shku në Evropë”, ka shtuar ai. /kp/
Ne po na behet Shqiperia e Kosova si Cameria. Po ikin te gjithe. Po ja lene dhurate hajduteve qe do ta kene kollaj ti shesin pastaj…
eshte bere jo rrrezikon
eshte bere jo rrrezikon ……….
Sevdije Halimi është gruaja e Riza Halimit, njeriu që bëri mëkatet më të mëdha ndaj komunitetit preshevar, nga se gjatë kohës që ai kishte pushtetin, jo që nuk u hapë asnjë vend pune, por edhe ato pak punë që ofroheshin me tender, iu “shiteshin” ndërmarrjeve nga serbia qendrore, nga se kështu më lehtë bëhej grabitja e lekut. Derisa rinia shqiptare dilnin në rrugë për ta shitur fuqin e krahut, vinin me qindra punëtor nga serbia për të rregulluar shtratin e lumit, qendrën, rrugët e trotuaret etj. Tani ai që iku nga politika lokale, erdhi Ragmiu i ziu, që jo vetëm ndoqi politikën e grabitjes dhe përbuzjes së elektoratit, por edhe tenderat e shkollës ia “falte” drejtorit të shkollës, i cili nuk ngopej me dy rroga, por edhe hapte tendere me Ragmi Ziun dhe e ndanin lekun mes vete. Dritaret që i punoi drejtori dhe fitimin me Ragmiun e ndau, pas dy javësh nuk mbylleshin mirë dhe hynte edhe zhurma edhe të ftohtit. Fajin e ka në fund elektorati, mbase 99% e tyre i dijnë të bëmat e tyre dhe prap ia japin votën banditëve Rizo-Ragmi-Shqiprimi. Ky i Fundit tani po kontribuon edhe më shumë në mbylljen e klasave në shkollat e Luginës, nga se çdo vitë që mbyllet një klasë në shkollat publike, hapet një më shumë në medreset e financuara nga Beogradi dhe Stambolli. Ky nuk erdhi kot nga gjermania në Luginë dhe po e luan lojën më mirë që edhe ai vetë më herët se besonte. Ky ( më falni, por nuk i them emrin, ngase ka emër shqiptar kurse në shpirt është i helmuar nga fanatizmi dhe fashizmi islamik ) që vë në sfond gjithnjë e më shpeshë nusen e tijë të veshur a la Emine Erdogan, hapin tjetër e ka që medresenë ta bëjë fakultet të “shkencave” islamike dhe kështu të sanxhakizohet lugina dhe nga dogma kombëtare të kalojm te ajo fetare. Kjo është arritur me sukses në sanxhak, ku nga gjysëm milioni shqiptarë janë bërë gjysëm milioni serb të ritit myslyman. Qeveritë shqiptare me apo pa vetëdije ia kanë lënë terrenin shqiptar turqve dhe serbëve në duar. Sa i kushton këtyre, që në vend të medresesë të investonin në shkolla private ku do bëhej edukimi adekuat në bazë kombëtare, ku mësohet historia e Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit, Jeronim Deradës, Migjenit etj. në vend të abu bekrit dhe partizanëve të tijë me veti prej pedofili. Cili është produkti i ligjëratave ku përshkruhet jeta perverze e ebu bekrit, që për ta marr pushtetin pas muhamedit, ia dhuron atijë çikën tetëvjeçare me të cilin ai abuzoi tërë jetën. Vetëm ai që ka vetë fëmijë e di sa është një çikë tetëvjeçare gati për aventura erotiko-pornografike në shtrat. Ky lloj propagimi ndiqet në tërë botën përpos tek ne dhe xhamhiritë islamike gjithandej. Uroj të vihet drejtësia në vend një ditë dhe këta mëkatar të demokracisë t’i përcjellë fati i priftërinjve, hoxhallarve dhe “aristoktratëve” të paraluftës së dytë botrore.
Eshte mekat ta lesh vendin.Me ndonje ekonomi te vogel dhe me pune kembengulese mund ti dilet mbane.Dhe kur vijne keta politikanet nga Shqiperia dhe Kosova o vellezer mos i duartrokisni dhe u jepni mundesi te llafosin me poezira po u tregoni hallet dhe kerkojuni zgjidhje qe heren tjeter te mendohen mire nqs vijne me duarbosh.