Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një deklarate për media, arsyetoi veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës si përpjekje për të ndalur, siç tha, destruktivitetin e liderëve institucional të Serbisë ndaj Kosovës.
Dy ditë pas vendosjes së taksës doganore 100 përqind për mallrat serbe dhe boshnjake nga ana e qeverisë së Kosovës, Veseli bëri thirrje që qytetarët e Kosovës pa dallime etnike të kenë besim në institucionet e vendit dhe të mos bien pre e ndonjë provokimi të mundshëm dhe gjuhës së urrejtjes.
“Vendimet tona janë legjitime, legale dhe transparente, ato nuk duhet asesi të interpretohen si veprime ndaj një komuniteti të caktuar në Kosovë. Për këtë arsye nuk duhet të shërbejnë si shkas për të cenuar stabilitetin e Kosovës. Republika e Serbisë, lidershipi i saj, duhet ta kuptojë se politika e urrejtjes, bllokimit dhe provokimit ndaj Kosovës është duke rrezikuar stabilitetin rajonal është kundër frymës së dialogut të proklamuar” thuhet në deklaratën e Veselit.
Megjithatë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova është e angazhuar të zgjidhë problemet me Serbinë në mënyrë konstruktive përmes dialogut, mirëpo, kjo sipas tij “nuk do të thotë që të tolerohen pafundësisht synimet destruktive ndaj shtetit të Kosovës”.
Shihi zvarraniket e Bandes se Zanzibarit, pikerisht mbas hedhjes ne tavoline te kufijve te Kosoves, gjoja po shesin “patriotizem” per konsum te brendshem. Gjithmone i njejti idiotizem, kinse keta qe luajn me kufijt e Kosoves, e kan qdo gje nen kontroll, e “dijne” se q’bejne, prandaj “flini te qete”, dhe mos u befasoni nga “fitoret e reja” histerike te ngelaqave dhe kriminelave qe ndiqen nga Gjykata Speciale.
Asnjë shtet fqinj s’flet aq shumë për Sërbin.