Top Gun ballkanik: Piloti serb “dashurohet” me homologen kroate

23 Nëntor 2018, 10:06Rajoni TEMA

Ambasada amerikane në Beograd ka publikuar një moment idilik për Ballkanin e fërkimeve nacionaliste, ku një student serb, pasi diplomohet nga Akademia e Forcave Ajrore të SHBA në Gjermani, takohet e përshëndetet me një kolege kroate, pra që të dy pilotë.

 “Urime për kapitenin Sebek!

Nxënësi i parë nga Serbia, i cili mori pjesë në Akademinë Aeronautike Ndër-Europiane të Akademisë @usairforce në Gjermani dhe me sukses u diplomua me 19 kolegë të tjerë nga 14 vende.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e vlerësojnë partneritetin e Serbisë në fushën e sigurisë. Ne jemi më të fortë së bashku!”, Thuhet në një shënim urimi në Twitter-in të Ambasadës së SHBA në Serbi.

Nga NATO ky moment është vlerësuar si një Top Gun ballkanik.

Siç dihet, serbët e kroatët trashëgojnë raporte konfliktuoze mes tyre, të cilët herë qetësohet e herë acarohen, sipas zhvillimeve.

Rrënjët e armiqësisë së tyre gjenden në historinë e vonshme më shumë se të hershme, në Luftën e Dytë Botërore.

3 komente në “Top Gun ballkanik: Piloti serb “dashurohet” me homologen kroate”

  1. Prend dedja says:

    Me ne fund nje ze realist nga partia e shpellareve

  2. ? says:

    Ku do banojn.,te fshati i Sërbit apo apartamenti Kroatës?

  3. Lala says:

    Jan brenda planit te gjitha ,punon CIA dhe ne ”shqipetaret,, presim te na shletoje Anerika nga serbet.Mortja qe s’na ha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje