Gazetarët nga Kosova kanë vënë në siklet zëdhënësen e BE-së, Maja Kocijancic, gjatë një konference të dedikuar enkas për vendosjen e taksës 100% nga Qeveria “Haradinaj.
Pyetjet e gazetarëve, Augustin Palokaj dhe Virtyt Gacaferi nuk i pëlqyen zyrtares së Bashkimit Evropian, raporton Indeksonline.
“Si është e mundur që Federica Mogherini të deklaroj që një vendim i tillë është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-së, kur deri sot një gjë të tillë nuk e ka thënë askush nga kjo organizatë por vetëm Federica Mogherini”, ishte pyetja e Palokajt.
“Maja ne e kuptojmë mesazhin politik. Por me sa ne e dimë BE-ja nuk është pjesë e CEFTA-s. Si mund të thotë Mogherini që është një shkelje e CEFTA-s, kur BE-ja nuk është pjesë e CEFTA-s.
Dhe nuk kemi parë ndonjë reagim nga CEFTA që thotë se një vendim i tillë është shkelje e CEFTA-s.
Pse BE-ja po ndërhyn në një çështje. BE-ja ka refuzuar të pocizionhet kur erdhi puna tek INTERPOLI, duke thënë se një çështje e tillë u takon vetëm dy vendeve”, ka qenë pyetja e gazetarit Palokaj drejtuar Kocijancicit.
Kurse Kocijacic tha se ka qenë që BE-ja ajo e cila e monitoron përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve që janë marrë nga partnerët në regjion. Sipas saj, CEFTA është një çelës për ekonominë e rajonit.
“Ne e kemi bërë pozicionin tonë të qartë, dhe shpresojmë që CEFTA të marrë masat e nevojshme që të sigurohet se marrëveshja po respektohet në plotëni” ka thënë Kocijancic.
‘A keni ndonjë raport nga CEFTA që një gjë e tillë është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s apo jo ?”, ka pyetur përsëri Palokaj.
Kocijacnic më pas ka përsëritur përgjigjen se BE-ja monitoron përmbushjen e marrëveshjeve që kanë marrë dy palët (Kosova dhe Serbia).
Ndërsa gazetari, Virtyt Gacaferi, nga Deutche Welle, ka kontaktuar me drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s dhe ai ia ka konfirmuar se nuk ka asnjë vendim që thotë se taksa prej 10 për qind apo edhe 100 për qind është shkelje e marrëveshjes.
“Unë jam takuar me drejtorin e sekretariatit të CEFTA-s. Nuk ka asnjë vendim të CEFTA-s që thotë se taksa prej 10 për qind apo prej 100 për qind është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s. Dy autoritetet që e thonë këtë janë vetëm presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe komisioneri Johanes Hahn” ka qenë pyetja e gazetarit Gacaferi.
Ai gjithashtu e ka pyetur Kociajncicin nëse do të bëjnë thirrje për Serbinë që të marrë pjesë në organizimin e CEFTA-së që do të bëhet në Prishtinë, pasi ata qeveria serbe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë shkaku i veprimeve të Qeverisë.
Zëdhënësja e BE-së duke mos folur asgjë më pas për ndonjë vendim të CEFTA-s, ka thënë se është e rëndësishme që të ketë raporte të mira nder fqinjësore dhe se të dy palët duhet që të vazhdojnë përpara për të normalizuar raportet sepse një gjë e tillë është në të mirën e të gjithëve.
Bytheqiret Europiane qe bejne potere per cdo gje qe bejne shqiptaret per te mbrojtur veten, por nuk e levizin as qerpikun kur te tjeret bejne padrejtesi ndaj shqiptareve.
Para pak kohesh, ne kohen e ngjareve ne Bularat, perfaqesuesi BE-se ne Shqiperi tha se Qeveria Shqiptare duhet te respektoje te drejtat e minoriteteve ne pergjithesi dhe atij grek ne vecanti, por asnjehere nuk ka folur as ai dhe ca me pak shefat e tij tek BE-ja per ate qe Greqia as qe nuk e njeh minoritetin shqiptar apo minoritete te tjere qe ka me shumice.
Akoma doni qe te hyni ne BE vellezer e motra shqiptare? Se ato qe jane brenda duan te dalin, pasi ja kane pare hajrin BE-se.
Sjellja e BE-se eshte e tille sepse Shqiperia eshte e dobet! Te forcojme shtetin dhe ekonomine shqiptare dhe pastaj do e shikoni “sjelljen” e BE-se !
Te ishte per europen kosova do ishte nen shkja mot e jete sepse europa naive nuk lepin ate qe peshtyn pra ishte europa qe na coptoi mos prisni shume prej saj
Be ka frike se serbia behet fanatike dhe afrohet me rusine eshte detyra jone si shqiptar tja heqim masken serbise qe te detyrohet te zgjedhe be ose rusi por kjo duhet bere para se serbia hyn ne be
Vellezer te Kosoves kjo eshte dicka e guximshme dhe mbi te gjitha e drejte.Ju po mbroni interesat tuaj. Mos u terhiqni.
MOGERINI ,vine nga elektorati i majte ITALISE d,m,th kompanja i FAUSTO BERTINOTIT qe ngriti popullin e italise pro luftes ose me mire pstrimit etnik qe bene SERBET ne KOSOVE,dhe kjo vij ndiqet edhe sot e kesaj dite ne RAI kur flitet per historine e BALLKANIT zihen ne goje vetem GREKET sikur ILIRET NUK KANE EGZISTUAR,ose ne sporte ndeshjet me SHQIPERINE gjeten dy ekstremet me te larget GENOVA e PALERMO,per ne flet vetem e DJATHTA .
keto jane budalliqe katunaresh si puna jote, sepse ne Itali ashtu si ne gjithe europen nuk ka ” forca te mjata” apo te ” djathta” por thjesht biznese politike.
E majta italiane ka qene kunder nderyhrjes ameirkan ne rajon, ashtu sic kane qene edhe komunistet shqiptare, nese e mban mend.
Dhe sa per ballkanin dhe historine e lashte, jane shqipttaret qe duhet te nderhyjne dhe te lobojne historine e tyre, duhen te paken edhe 10 muzueme te tjera ne tirane qe te tregojne historine e lavdishme te kmbit shqiptar 3,000 vjecar.
peshku i modh e ha te voglin
peshku i modh e ha te voglin ………
peshku i modh e ha te voglin ………………
,,
kosova nuk duhet te terhiqet…E te pellas kushe te doje,, mjafte me ..Be nuk duhet… te jete e njeanshme Shqiperia duhet te mbeshtes kosoven ..