Britanikja Financial Times i ka kushtuar një speciale asaj që po ndodh në rajon, pas vendimit të qeverisë së Prishtinës për të taksuar me 100 përqind mallrat serbe e boshnjake që hyjnë si import në tregun kosovar.
“Kufijtë, pengesë për ringjalljen e Ballkanit”, është titulli i shkrimit që zbërthen ngërçet për zhvillimin rajonal ekonomik dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Gazeta pohon se Ballkani Perëndimor e ka patur tregtinë e lirë para Bashkimit Evropian, e ajo ishte Jugosllavia; por ndarja e saj shkruan Financial Times çoi në vdekjen e qindra e mijëra njerëzve, miliona të zhvendosurve, por te dhe kufinj të rinj te të cilët tashmë kamionët me mall presin me orë e ditë për shkak të procedurave doganore.
“E gjithë kjo e dëmton zhvillimin e rajonit”, citon gazeta fjalët e ministrit serb të Tregtisë, Rasim Ljajiç, pasi kostoja e pritjes së kamionëve në dogana është pothuajse dyfishi i mesatares së BE-së.
“Si mund të jemi konkurrues dhe furnizues në tregun e BE-së me këto shifra?”, shtron pyetjen kreu i Odës Ekonoimike të Serbisë Marko Çadez.
Gazeta vë në dukje se një studim i kohëve të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka treguar se do humbasin çdo vit 800 milion dollarë, e cila është rreth një për qind të PBB-së në rajon, nëse autoritetet nuk arrijnë të përmirësojnë bashkëpunimin ndërkufitar që të arrijnë standardin mesatar të BE-së.
Financial Times vë në dukje se pati shenja të mira kur në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd, veç takimeve mes presidentëe Thaçi e Vuçiç, u takuan dhe Çadez me homologun kosovar Safet Gërxhaliu, për të rënë dakord mbi iniciativat e përbashkëta që mund të konkurrojnë me kompanitë e BE-së dhe, për të bërë një plan për thellimin e integrimit ekonomik.
Kjo nismë, sipas medias britanike, çoi në formimin e një forumi rajonal të investimeve, e cila përfshin Bosnjën, Serbinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
“Këto vende së bashku kanë më shumë se 17 milionë njerëz, që është madhësia e tregut e Holandës, por ekonomia e tyre ka arritur një GDP prej vetëm rreth 77 miliardë euro”, shkruan Times.
Financial Times thekson se mosmarrëveshjet politike dhe pakënaqësitë e vazhdueshme të ndërsjellta vazhdojnë të jenë pengesat më të mëdha.
“Udhëheqësit rajonalë i janë kushtuar planit rajonal në dukje, por në realitet secili prej tyre kujdeset për karrierën e vet. Realisht, zhvillimi ekonomik mund të hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve të ndjeshme politike në të kaluarën, sepse, në mendjet e shumë njerëzve, luftërat e Ballkanit ende nuk kanë përfunduar”, vlerëson Çadež për Financial Times. (tesheshi)
Pyeteni njehere DAJ-en SAM-iut se bo vaki ju jep ai nje pergjigje !!!!!!!!
KOSOVA EDHE SHQIPERIA NUK JANE PER MOMENTIN GATI TE KONKUROJNE ME PRODUCTET ME VENDET E RAJONIT PASI KETO VENDE E KANE TRASHEGUAR INDUSTRINE ME SUPERIORE SE KOSOVA EDHE SHQIPERIA PRANDAJ UNE MENDOJ. QE PER NJE PERJUDHE TE SHKURTER 10 VJECARE SDUHET TI HAPIN TREGJET PER VENDET E TJERA DUHET TA MBROJNE TREGUN VEDAS DERI SA TE FORCOHET INDUSTRIA VENDASE. DUHET TE VEDOSI RECIPRORITET ME TE GJITHE VENDET QE BEHET TREGTI SEPSE HUMBASIN BILLIONA EURO. PER SHEMBULL GREQIA SHET 1.3 BILLION EURO NE 130 MILLION 10 HERE ME SHUME SE NE PRA DUHET PARE KJO BALANCE E MADHE . KETE PO SHQYRTON USA EDHE TRUMPI DUHET TE NDJEKIM SHEMBULLIN E USA. KOHET PO NDRYSHOJNE TE GJITHA VENDET PO LUFTOJNE PER TRGJE. KINA KA ARDHE NE TE GJITHE BOTEN EDHE NE SHQIPERI EDHE KANE NXJERRRE JASHTE BISNESIT NDERMARRJET E VOGLA SE SHESI MALL TE LIRE KANE KONKURENCE ATO NDIHMOHEN NGA SHTETI KETU DUHET TE MESOJNE SHQIPERIA EDHE KOSOVA DUHET TI MBROJNE EDHE FINANCOJNE NDERRRMARRJET SHQIPTARE PASI ATO KRIJONE VEDE PUNE EDHE JANE SIGURI KOMBETARE PASI ZVOGLOJNE EMIGRACIONIN EDHE JA SI VJEN SITUATA ME SERBINE OSE NDONJE VEND TJETER KOMPANIT SHQIPTARE DO MBUSHIN BOSHLLEKUN E MALLRAVE SERBE EDHE BOSHNJAKE. PRA DUHET TRAJTUAR JO VETEM NGA ANA FITIMPRURSE POR EDHE SI SIGURI KOMBETARE. MESONI NGA VENDET E ZHVILLUARA USA ,KINA ,ZVICRRA,GJERMANIA.