VIDEO/ "What the fuck?!", Rama kritika të forta ndaj Serbisë: Po bllokoni Kosovën, të zhgënjyer nga BE. Koha për bashkimin e shqiptarëve

26 Nëntor 2018, 10:41Rajoni TEMA

Ka nisur në Pejë mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e pesta e tillë.

Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave janë vendimet kryesore qe pritet të merren.

Kryeministri Edi Rama që mori fjalën pas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj përmendi letrën e At Shtjefën Gjeçovit dërguar Konicës ku fliste për bashkimin, ndërsa i dërgoi një mesazh të fortë BE-së.

Rama ka mbajtur një fjalim të fortë edhe ndaj Beogradit.

“I nderuar kryeministër Haradinaj, të nderuar anëtarë të qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Dje përkujtuam në Prizren për të dytën herë brenda këtij viti amanetet dhe urdhëresat e Lidhjes shqiptare, të cilat koha jo vetëm nuk i ka zbehur aspak por i ka në rendin e ditës.

Dhe sot dua të sjell këtu pasazhet e një letre që shqiptari i madh prej Kosove At Shtjefën Gjeçovi i dërgonte prej Pejës Faik Konicës në 1898. “Zemra e një shqiptari të vërtetë do të lakmonte bashkimin ndër vete…”

Për Shqipërinë Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmin e tij në një regjim kushtetues e liberal, garancia e të cilit është çelësi i stabilizimit rajonal dhe ndërlidhjes rajonale. Për Kosovën Shqipëria është natyralisht shteti më i prirur për bashkëpunim dhe më i interesuar për suksesin e Kosovës.

Sot është dita për ta thënë me forcë se e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete apo shtet në letër të zhveshur. Kjo drejtësi është ajo e të drejtave të njeriut që nuk njeh gjysmë njerëz.

Ne i kemi mirëpritur në çdo çast të gjitha dinamikat shumë palëshe apo dy palëshe që çojnë drejt plotësimit të kuadrit gjysmë të plotësuar.

Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe të gjitha atyre shteteve që janë në themel të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj.

Dhe ja pse themelimi i forcave të armatosura të Kosovës ishte hapi i duhur dhe domethënës në kuptim të plotësimit të kuadrit të një shteti që nuk mund të konsiderohet nga askush një gjysmë shtet. Ngjarjet si e Interpolit, shfaqje dekurajuese”, deklaroi kryeministri Rama.

24 komente në “VIDEO/ “What the fuck?!”, Rama kritika të forta ndaj Serbisë: Po bllokoni Kosovën, të zhgënjyer nga BE. Koha për bashkimin e shqiptarëve”

  1. i papami says:

    shume mire po flet, me ne fund nje qendrim I sakte

    1. Kalec Dega says:

      Peza ka shume te drejte. Nuk ju pelqen e verteta e hidhur .
      Fakti qe :
      Flasim shqip por qe skuptohemi
      Pothuajse 700 vjet te ndare
      : me zakone, tradita, fe e kulture
      Pervec nje shqipe turke serbe asgje te perbashket me Shqipen turke italiane angleze shqyptare
      Qe mohojne ndihmen gjate masakres serbe
      Qe nuk njohin dhe te perqafojne fene e shqiptareve kristiane dhe vecanerisht Jugun
      Vdesin per Serbi sidomos tani qe jane gjoja me vete
      Kosovo shtet dhe vend me emer Serbi Slav.
      Koqevari ma mir vdes dhe bashkohet me Servin se me Shqypnine.

    2. Hoxh Armandi says:

      Duhet urgjent te bashkoheni dhe te festoni bashke turkoshqiptare dhe turkosovare inagurimin e xhamise se namazgjase.
      Do vi dhe bab sulltani recepi dhe do mallengjehet me jeniceret e vet.

    3. Sara says:

      Sa sum..ma e fisshk..dhyma ka mes komentueseve ketuuuuuu!!!!!!

  2. Peza says:

    Rama po ben prap nje gabim te rende historik duke nxitur bashkimin e Shqiperise me Kosoven.
    Vertet jemi nje komb,por kemi 100 vjet qe jetuam te ndare ne sisteme,kultura dhe histori te ndryshme.
    Kosovaret kane gjykime ekstremiste negative per historine e Shqiperise.
    Ata me shume kane dashur dhe duan armiqte e tyre serbet se Shqierine,sepse atje sundojne bijte e atyre qe formuan divizionin nazist Scanderbeg.
    Ata e injorojne Luften Antifashiste bile edhe gjakun e 650 deshmoreve partizane qe luftuan per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi,aq sa as nje pllake perkujtimore ne nderim te tyre nuk kane vene,se i kane konsideruar pushtues e jo clirimtare.
    Per me teper kosovaret nuk permendin fare as luften e 70 mije partizaneve kosovare te inkuadruar ne Brigadat kosovare,fakt qe u dha te drejten e Krahines Autonome,pa te cilen sot nuk do kishte Kosove,por Serbi,ashtu si pa LANC-in nuk do kishte Shqiperi,por Jugosllavi e Greqi!
    Dy vellezer fukarenj bashkimi nuk i ben te pasur pervec se do shtoje sherret pa fund.
    Nje Berishe kemi patur dhe shkaterroi Shqiperine e percau popullin,jo me te kemi disa te tille qe na vene zjarrin.
    Kosovaret nderojne kriminelet naziste R.Mitrovica dhe Xh.Deva prandaj nuk jane kujtuar te kerkojne falje per krimet e tyre ne Shqiperi.
    Kot e keni,nje bashkim i tille do jete VDEKJEPRURES per kombin shqiptar.
    Mendojeni mire kete gjeme!
    Se aventurierit Rama i intereson vetem kariera e tij ,jo interesat e shqiptareve.

    1. Biu says:

      Sa mire e kan mesu serbet shqipen mer jahu. Gati gati nuk do u dallote po te mos kishte bo ndarjen Shqiptar dhe Kosovar. Kjo ndarje e tradhetoi pasi nuk ka asnje shqiptar te vertete qe ben ndarje te tipit: shqiptar – kosovar, shqiptar – lab, shqiptar – myzeqar, shqiptar – dibran, shqiptar – gjakovar, e keshtu me rradhe. Ziliqaret, inatcite e tradhtaret nder nesh vetem na bejne me te forte. A do ja dalim duhet pare, duhet shume pune, por ajo qe eshte e sigurt eshte se nga Tivari e deri n’Preveze asnjeri nuk eshte me shume, apo me pak, shqiptar se tjetri. Nderim atyre qe dhane jeten, po e japin e qe do e japin per Shqiperine, qofte ate ne veri, e qofte ate ne jug te Morines…

    2. patrioti says:

      O PEZA,

      O shkerdhate. Ti smeriton me te fol me edukate. Shqiptaret duhet te bashkohen dhe pike. Kemi momentin me te mire per tubashkur.
      Diferencat e krijuara nder dekada apo shekuj duhet te rregullohen dhe te kemi nje unifikim kulturor mbarkombetar.
      Edhe hises se Europes apo botes do ti vime sipas menderes se tyre, persa kohe jane disa superfuqi qe vendosin per fatin tone.
      Kemi 3000 qe vendosin te tjeret per ne si si duan te jemi. Qe nga Roma e lashte na kane percare.
      Turku e dreqosi se ate qe u mundua Perandoria Romake dhe Bizantine per 1500 vjet ata e bene per 500 vjet,
      dhe ne prap ketu jemi. Me fat apo pa fat sdi ta them. Ne bote jane zhdukur kombe te tera dhe jane ngritur kombe qe se kane merituar,
      por kane patur forcen ta bejne ate qe kane dashur. Ne se patem kete force.
      Te pakten te tregohemi te zgjuar, qe ti shqyrtojme ato kushte qe na vene e ti marrim maksimumin e mundeshem.

      Na e kane ndaluar te kemi nje flamur. Na plasi. Kemi nje gjuhe. Gjuha eshte elementi i nje kombi. Kosovaret pervecse jane KOSOVARE jane SHQIPTARE
      Na e kane ndaluar te jemi nje shtet, OK, te heqim doganat, tarifat e ndermjetme e te rregullojme kuadrin ligjor qe te mos ta ndjejme pengesen e kufijve. E keshtu me rrdhe me problemet e tjera. Te heqim konceptet e vilajeteve qe osmanet na brymosen per 500 vjet. Te heqim kulturen bizantine ku merita nuk i ka vajtur te drejtit apo te aftit. Historia do vijoje ne krahun tone nese bejme gjerat sic duhet. Dhe as SERBI, as GREKU, e as TURKU apo kushdo qofte, nuk do na shikoje me nga siper, por do shikoje drejt e me kujdes.

      Keto traplleqet e luftes naziste e fashiste jane pallavra qe nuk arrij ta kuptoj se ne rrjedhen e kujt po ecen ti o PEZA. Po ne rrugen e kombit JO!

    3. bureto says:

      Ja pra që tradhëtarët e vërtetë, qenkeshin fshehur në Pezë, aty ku shërbimi sekret jugosllav çoi Myslimin për të organizuar rrezistencën kundër italianëve që u kishin pushtuar Kosovën, djepin e Sërbisë. Ndërkohë më parë kish dërguar dhe Miladinin t’u krijonte partinë këtyre tradhëtarëve. Ky i fundit i pezakëve e thotë troç që nuk e paskan dashur bashkimin kombëtar, ndaj dhe e prishën Marrëveshjen e Mukjes dhe treguan me gisht M. Frashërin si tradhëtar. Si puna e asaj që kur e ndjekin, hajduti bërtet, kapeni hajdutin!

  3. faro says:

    Ja përse Duhet Rsama!
    Është I VETMI…. I VETMI që guxon të flas me një gjuhë kaq direkte, përballë të “madhit”. Dhe këtë e bën hakshe, në momentin e duhur.
    Presim si do reagojnë politikanët e tjerë shqiptare, që turp t’u vijë po e drodhen

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      O faro, a te ka shku noihere menja jote sa i kokerr groshe qe Rama e ben kete pune vetem qe t’i japi goje serbeve te flasin per “Shqiperine e Madhe” dhe Europa t’i heqi Kosoves edhe ate pavaresi gjysmake qe mezi ia dhane. Mos te shkon gjo mendja ty se Kosova e fitoi pavaresine ne saje te luftes se UCK? Rrini o njerez urte, buka do kohen e vet te piqet, ndryshe po ia shtove zjarrin kot e para vaktit buka digjet dhe nuk e ha as derri.

  4. Albann says:

    ? ….Si gjithmone pas fjalimeve te tilla fillojne protesta masive destabilizuese prej bashkepunetoreve te UDB…Te presim lulushin te shpalle demostrten para kryeministrise…..

  5. ME EMER says:

    .. ZOTI RAMA , KERKOJME MIREQENJE NE VENDIN TONE NE PLAN TE PARE , TE JEMI “TE NGRENE ” QE TE KEMI FUQI TE KERKOJME TE TJERAT . DESHIREN PER BASHKIM KOMBETAR ME TEPER DUHET TA KENE SHQIPTARET E KOSOVES PASI “QEVERITARET ” E O.K.B.-se , DO TI QUAJNE KETO KERKESAT E TUA TE PA PRANUESHME ..!.. ME KETE RRUGE QE PO NDJEK , ME DUKET SE DO VINE KOSOVARET NE SHQIPERI , PER TU BASHKUAR ME ATA PAK SHQIPTARE QE KANE MBETUR , PASI PER DITE PO IKIN PATRIOTET ..!

  6. Lumi says:

    O I vetquajturi Peza; me mire mbyll gojen se te behesh qesharak. Shqiptaret kane aq mend dhe pervoje sa u vjen per te qeshur me traplliqet e tua dhe shqiptarizmin tend antishqiptar.

  7. Edi Saliu Likja says:

    O peza i ke pir ilacet?Ik more pirdhuni me gjithe partizan e balliste,kto jane vellezerit tane dhe duhet te bashkohemi.BE na urren dhe ne duhet te pergjigjemi,por me kto hajduta injorant veshtire se do ja dalim

  8. Anty Janatullos says:

    Peza,hiqe cdo dyshim.Ne jemi nje gjak,Avanit,Lab,Dardan.Me kalimin e kohes zhduken dalimit dhe dyshimet e´vogla.Sali,Sheqere,Digjitali,e´ndonje bashkpuntor i fashizmit,nuk kan te bejne asgje me mentalitetin dhe kulturen Dardane.Ika,se nuk kam kohe.Nese lajmrohet ndonje zagar i Janulles,perkujtoj,se jan rrac e zez,turq,afrikano,verior t´konvertuar ne-Ortodoks.Klm

  9. Laci says:

    Ja fut kot o rama. Shume kosovar kane qene. Me. Isis. Prandaj nuk i lirojne vizat. E mos fol shume se na i hoqen dhe ne shqiptareve!! Mendo per albanian

  10. Mikel says:

    Mu be zemra mal kur me ne fund qeverite e dy vendeve kane marre vendimin e duhur per te ardhmen e kombit tone.Mjaft me te ndare e te marre neper kembe nga qarqet armiqesore.Eshte koha qe te marrim ne dore fatin tone.Ka vetem nje rruge per shpetimin e kombit tone dhe ajo eshte bashkimi i te gjithe shqiptareve.

  11. Lisi i Dodones says:

    NJe fjalim i nje burrshteti!!! Skaliteni o shqiptare kudo qe jeni me germa te arta ne ne nje plak si 10 Profecit e zotit qe shpalosi Mose.
    Kush ka vesh degjon kush nuk do te shoh e te lexoi klithmen e se vertetes nga ky fjalim eshte qoor dhe obskurantist. Po afron koha e te vertetave te medha e te pa thena. Ky eshte fillimi ne kahun e duhur! fundi i se keqes dhe fillimi i se mires ne Ballkan!!!

  12. Klimax says:

    Rama kercenon Perendimin me pordhe nacionaliste!!!!!!!!!!!
    Po cfare ka bere Rama qe shqiptaret dhe Shqiperia (sigurisht dhe qeveria e Kosoves) te jene si Europa??!!
    Nje ekonomi e mjeruar, korrupsion gjigand, kriminalitet, nivele te ulta te mireqenies, mungese totale e shtetit te se drejtes te kapur teresisht nga mafia dhe shqiptaret qe zgjedhin si te vetmen shprese emigracionin ………..!
    Dhe qe te mos mjaftonin te gjitha keto, Rama me retoriken e tij perdhunon marreveshjet nderkombetare, ku pa ato marreveshje qe u nenshkruan nen presionin e ofensives ushtarake te NATO-s, jo vetem qe Kosova nuk do te kishte te drejten e te qenit nje shtet-formues, por nuk do te kishte as edhe te drejta te nje krahine autonome brenda Serbise.
    Ne situatat e sotme te nderlikuara te paqes nderkombetare, Rama i hedh benzine zjarrit per destabilizimin e Ballkanit, nje veprim qe jo vetem largon endrren e shqiptareve per ne BE, por qe kercenon paqen ne rajon duke provokuar konflikte te paparashikuara dhe teper te rrezikshme per te ardhmen e shqiptareve!

  13. Pellazgos says:

    Ky bashkim duhet bere per tu treguar sllaveve se jane te ardhur dhe mos te ma kerkojne edhe bakshish.Por sa te kete dore Turqia me mijera Xhami ketu nuk behet shtet,sado te perpoqen Italia apo Amerika qe per qellime e tyre percarese nuk njohen Qeverine Demokratike te Theofan Stilian Mavromatis Nolin e Harvardit.
    Shqipetaret e vertete nuk duhet te mohoje Identitetin e Tij te Lashte te Epirit te ndare nga Italia sidomos dhe nga Turqit apo Fashistet,por te deklarohen hapur
    ashtu sic do ta donte Epiroti Kastriotis.
    Ne qofte se Marin Barleti “genjen”, qe e thote te dokunentuar qe ne jemi Epirote,atehere Turqia ka te drejte qe ne jemi te ardhur dhe jemi turq
    Kete e treguan “Rilindasit shqipetare” vellezerit si Naimi,Abdyllahu,Samiu,Ismaili,Hasani etj qe shkuan ne Turqi dhe nuk u bashkuan me Epirotet Arvanitas per clirim nga I Semuri I Bosforit por shkuan tek Dum Baba dhe as qe menduan per ndonje Shqiperi qe do ndodhte rastesisht nga humbja e Turqise ne luften Ballkanike.
    Shqipetaret e Vertete duhet te respektojne,nderojne historine paraturke dhe mos te quaj vellezer pushtuesit,perdhunuesit barbaret marresit e pengjeve duk e u bere “krenare” se tradhetaret shqipetare udhehoqen apo kishin poste ne Perandorine e Vrasjes se Epirotevete quajture Osmane.

    1. Percarje neogreko sllave turke says:

      Eshte e vertet se me xhamite e erdoqenit nuk behet shtet,po as me te semuret e janollatasit neo grek anadolli,si è kishte emrin Kastriotis??????o te semure fetar

    2. undefined says:

      Ne akoma epiriot jemi por eshte problemi se si e kuptojn te qenet….epiriot…psikopatet fetare si puna jote more ..beqir…300

  14. Baliu says:

    Sa me te mjerueshme qe e bejne gjendjen ne terren, liderret aq me shum i intensifikojne “shfaqjet patriotike”. At formulen romake “populli don buk e lojera”, e kan reduktuar vetem ne “lojera”.

  15. amc says:

    O RAME LERI te merren vesh vete ata ,,,s’kemi pune ne me ata,,,,,SHIKO HALLET E SHQIPERISE O RAME,,,PUNESIMIN,,,STREHIMIN,,,,RRITJEN E RROGAVE DHE PENSIONEVE,,,REFORMEN NE DREJTESI,,,INVESTIMET ,,,DUAM MIREQENIE NE SHQIPERI,,,C’NA DUHEN TE TJERET..///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje