LETRA/ Efektiv i Forcave të Sigurisë së Kosovës braktis vendin: Nuk m’u vlerësuan arritjet, shkollimi, angazhimi dhe dashuria për uniformën. Ja kthej pushkën armikut deri në vdekje

28 Nëntor 2018, 09:45Rajoni TEMA

Një efektiv i FSK-së ka vendosur të shndërrohet në gurbetçar – siç i thonë ndryshe emigrantit – jo aq për arsye ngushtësisht ekonomike, jo dhe aq se e josh Perëndimi më shumë se Kosova në planin zhvillimor, por se aty ku është, nën atë uniformë, nuk ndihet ai që duhej të ishte.

Në një letër lamtumire që ka vendosur ta ndajë me publikun, ai shfaq përvuajtjen e tij patriotike për “braktisjen” e Kosovës, por njëherësh e përdor ikjen e tij dhe si një denoncim ndaj elitës drejtuese të shtetit, që sipas tij nuk po ka aftësinë dhe moralin për të ndërtuar një shoqëri të drejtë e për ta bërë çdo shtetas që t’i ndihet me dinjitet në vendin e tij.

Forca e Sigurisë së Kosovës, sot shënon ditën e saj, që shënohet edhe si “Dita e Forcës”.

Unë po në këtë ditë vendosa të largohem nga kjo Forcë duke shpreh indinjatën time të thellë, asnjëherë për FSK-në dhe Atdheun tim Kosovën, por për individët me të cilët udhëheqin dhe e kanë në grusht këtë shtet, e po ashtu edhe institucionin më të besuar tek qytetarët, FSK-në.

Edhe në FSK, sikur edhe në çdo institucion tjetër në Kosovë, njeriu nuk vlerësohet për aftësitë, shkollimin dhe potencialin që posedon, por për lidhjet familjare dhe politike.

Për ju miq të cilët më njihni e dini se sa vështirë e kam pasur ta marr këtë vendim, por duke mos pasur rrugë tjetër më duhet të tërhiqem dhe t’a vazhdoj jetën larg vendit tim dhe jashtë FSK-ës.

Nuk jam i pari, por as i fundit që po largohem nga institucioni më i besuar dhe institucioni më i privilegjuar në vend; ka me dhjetra ndoshta qindra pjesëtarë që presin të largohen. Pse..? Ky duhet të jetë një shqetësim për krerët e shtetit.

Nuk dua të merret si mungesë patriotizmi, sepse rrejdh nga një familje që kësaj toke i ka fal ushtarakë të zotë që nuk kanë hezituar asnjëherë të i’a kthjenë pushkën armikut deri në vdekje, dhe nëse ndonjëherë do vijë prapë ajo ditë, edhe unë do të kthehem për të njëjtin qëllim.

Me shpresë se do të vijnë ditë më të mira për shtetin tim unë po largohem. Ish-kolegëve të mij ju dëshiroj shumë suksese dhe shpresoj që t‘ju vlerësohet dija dhe angazhimi i tyre.

Më vjen shumë keq që nuk m’u shpaguan arritjet, shkollimi, angazhimi dhe mbi të gjitha dashuria për ketë uniformë.

Përgjithmon krenar, i priviligjuar dhe i përuluar përballë uniformës dhe Atdheut tim, do t‘a dua dhe ta çmoj këtë uniformë sa t‘kem jetëD.H

4 komente në “LETRA/ Efektiv i Forcave të Sigurisë së Kosovës braktis vendin: Nuk m’u vlerësuan arritjet, shkollimi, angazhimi dhe dashuria për uniformën. Ja kthej pushkën armikut deri në vdekje”

  1. fantoma says:

    Motoja e shqipos: E dua dhe e çmoj këtë uniformë (dhe Atdheun tim), por s’e kam për gjë, t’i “bëj butin”… (???!!!)

  2. KodraSadikit says:

    Pas dimrit vjen pranvera dhe lulet e lirise e pavarsise ne Kosoven e vogel dhe te dashur do te perhapen gjithandej pa droe e pa pengesa fale punes se ushtrise sone te lavdishme dhe ushtrive mike te NATOS qe sollen lirine ne keto ane te gadishullit Ilirike.Jete te gjate dhe te lumtur tan shqiptareve e shqiptarise kudo qe jeni urime 28 nentori !!!

  3. tafa says:

    Or cun se ke keq hidhu nje here andej nga vllau Serb.

  4. Saimir says:

    Ka edhe te zgjuar me fat ky komb. Jo vetem hajna e budallenj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje