Aleksandër Vuçiç e pranon: Kosovën e kemi humbur, shqiptarët kanë në krah amerikanët. S'bëjmë dot luftë me ta

27 Nëntor 2018, 09:13Rajoni TEMA

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic ne nje intervise per RTS ka thënë se, ndonëse njerëzit mendojnë se Kosova ka qenë serbe me shekuj të tërë, nuk është e vërtetë. Në intervistën për televizionin publik serb, Vuçiqi tha se Serbia gjithmonë ka luftuar për Kosovën dhe gjithmonë ka humbur.

“Njerëzit mendojnë se Kosova është e jona nga kohërat e lashta, por kjo nuk përputhet me të vërtetën. Kemi pasur probleme, gjithmonë kemi luftuar për atë hapësirë dhe gjithmonë kemi humbur. Sipas regjistrimit të popullsisë më 1991 kemi pasur vetëm 17 për qind të popullsisë tonë në Kosovë e Metohi, nga viti 1981 kemi qenë të rrezikuar.

Para kësaj periudhe, numri [i serbëve] është rritur nga viti 1955, por më pas nisën presionet nga migrimi shqiptar. Ata ishin shumë të disiplinuar dhe dhanë gjithçka për të vetin, shtetin e tyre shqiptar, e ne kemi qenë plotë kompromise, madje e kemi lëshuar edhe vendin.

Të gjithë dëshironin të çlironin atë të veten edhe pse ajo ka qenë serbe. Kemi bërë gabime dramatike, nga të 90-at e tutje jo aq të dukshme, por në kuptimin e zhvillimit ekonomik kanë qenë të këqija”, ka thënë Vuçiqi duke folur për politikën serbe ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Ka thënë se sipas statistikave dhe hetimeve të cilat i ka parë, shumica e popullit të Serbisë dëshiron të mbetet njëfarë statusi neutral, por ka bërë me dije se kjo nuk është e mundur.

Sipas fjalëve të Vuçiqit, shqiptarët janë të gatshëm të përmbyllin shtetësinë e Kosovës me çdo çmim.

“Por, a jemi edhe ne? Ju pyes se çfarë do të bëjmë nëse do të vinte deri tek ndonjë përleshje? Për këtë arsye vazhdimisht ju kam folur se duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, shtoi Vuçiqi, duke kujtuar se ka pasur “luftë me tërë botën dhe me shqiptarët”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia do të ketë probleme edhe më të mëdha se çështja e Kosovës.

“Ne s’kemi dashur të kuptojmë situatën tonë. Gjendja ekonomike është pak më e mirë, e ne mendojmë se mund të bëjmë edhe ato që s’mund t’i bëjmë”, tha Vuçiqi.

Presidenti serb tha të ketë biseduar me zyrtarë të BE-së të cilët i kanë thënë se të gjithë së bashku duhet të bisedojnë, por ka thënë se nuk do të pranojë presione e shantazhe.

“Kanë disa ide për disa kompromise, por asnjë se si t’i qetësojnë shqiptarët. Janë përplot ide, por unë më s’jam i gatshëm t’i dëgjoj. Nuk më intereson fare çmimi. Amerika për shqiptarët është edhe nënë edhe baba, e të tjerët halla e teze”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.

Ai foli edhe vrasjen e politikanit serb në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviq, duke thënë se Milan Radojiçiq, i cili u mor në pyetje sot nga organet shtetërore serbe, nuk është fajtor, ndonëse “ai është akuzuar nga të gjithë politikat e mediat, e disa edhe kanë konstatuar se ai është ‘vrasësi i sigurt’”.

Vuçiqi tha se Serbia ka shumë informata për vrasjen e Ivanoviqit, edhe pse ka heshtur.

10 komente në “Aleksandër Vuçiç e pranon: Kosovën e kemi humbur, shqiptarët kanë në krah amerikanët. S’bëjmë dot luftë me ta”

  1. arber_bylin says:

    foli sorra serbe , foli korbi serb ,foli kukuvajka serbe , por tregoi dhe berat vesh caderes , tregoi dhe lubonja spiunit qe e ka ves spiunllikun qe kur jepte baben e vet , qe ju qelbesira nuk keni me force te prekni as nje pellembe toke nga toka e bekuar e shqiponjave , por mos harro , se dhe ne 1913- ten ju kishit ne krah fuqite e medha , ku i bete kurban trojet shqiptare , ndaj serbi serbi ule koken , se shqiptaria jua ftriq motren.

  2. vang says:

    Z .Vucic.Ne cilen lashtesi e kishit ju Kosoven kur ju erdhet ne shek VII e.re.??? ME vehte e sollet ,ne kurriz??? Perse shpreheni se ”populli serb” nuk pranon te leshojme Kosoven? Ju e beni politiken dhe ju i nderseni.Ju keni interesa ne KOSOVE dhe nuk doni ta leshoni por kjo nuk mund te vazhdoje keshtu.

  3. Virusi says:

    Me qe e kupton deklaro: “Kosova eshte shtet I pavarur” dhe nuk do kesh me dhimbje koke.

  4. undefined says:

    Per cfare…”lashtesie” flet ky palluqja e Beogradit hahahahahahaha a eshte ne rregull nga trute e kokes ky loqe serbe…..me te tilla perralla me lesh ju a mbushin trurin njerezve te tyre Beogradi e Atthina dhe pastaj jane shqiptaret fajtore qe ju perplasin te verteten ne fytyre ketyre hajvaneve me patente

  5. Kuq e zi says:

    Te lumte vucic e ke kapur thelbin
    Hallat e tezet e coptune arberine nder miq kurse baba e, nena amerike arriti te shpetoi vec rep.e shqiperise por sot ajo nuk eshte amerika e 1913-tes dhe cliroi edhe kosoven e keshtu do vazhdoi me radhe
    Pra per ne hallat e tezet ne europe duhet te jene sa per qoke deri sa te pranojne tentimin e shfarosjes tone
    Ku qendron nena e baba ska vend askush dhe ne e dime kush eshte
    Ajo qe me ben kureshtar eshte pse nuk tregon kush eshte nena e baba e serbise?

    1. ben says:

      Kuq e zi-dihet se kush eshte baba e nena e Serbise; jane Rusia dhe Franca, ndersa hallat e tezet jane Greqia, Hollanda e Qipro.

  6. ABC says:

    Nuk do te pranoje presione e shantazhe. Pak me vone…Serbia ka shume informacione per vrasjen e Ivanovic edhe pse ka heshtur. ?

  7. mik says:

    O komentues, ai nuk tha qe Kosova asht e Serbise qysh ne lashtesi. A e lexoni artikullin apo jo ?!
    Perkundrazi, asht hera e pare qe nje udheheqes Serb, e pranon qe Kosova, ne histori nuk ka qene e Serbise.
    ” Ndonese njerzit mendojne se Kosova ka qene Serbe me shekuj te tere, nuk asht e vertete “.
    ” Njerezit mendojne se Kosova asht e jona nga koherat e lashta, por kjo nuk perputhet me te verteten “.
    Ai e thote direkt, pa kthesa.

    PS : Asht me t’ardhe keq, me shkekuj jena komshi me Serbet, e prap, perkthimi i gjuhes Serbe ne Shqip, asht i dobet.

  8. lenci says:

    Eshte e lavderueshme qe Vucic e kupton, por edhe e pranon se Serbia e ka humbur Kosoven njehere e mire. Eshte presidenti i Serbise dhe pranon nje realitet, te cilin shume drejtues serbe nuk e pranojne.
    Ai e kupton dhe ne e dijme qe SHBA jane me ne. Por kjo nuk mjustifikon ato qe deklaron Rama se do bashkohemi me Kosoven, duke i bere presion Europes. Po te mos ishin SHBA dhe NATO, qe nenkupton dhe Europen, Kosova edhe sot do ishte nen Serbine.
    Nuk ka force Rama, e as Shqiperia e Kosova te bashkojne gjithe shqiptaret ne nje shtet. Kete e di secili, pra cdo shqiptar, qe nga femijte e lart. Rames i intereson dhe ben deklarata per te terhequr vemendjen nga problemet e brendshme, por do veje perseri ne origjiine. Ate qe tha Balla, nje nga perfaqesuesit me qesharake te Shqiperise ne parlamentin europian, e kane thene te gjithe drejtuesit e vendit…pra qe do bashkohemi gjithe shqiptaret brenda Bashkimit Europian. Sigurisht kjo nuk do ndodhe deri me 2025. Vendi yne po mbetet gjithnje e me prapa nga vendet qe aspirojne te behen pjese e BE. Kete po na e thone cdo dite. Brenda disa ditesh Rama do thote se “nuk me keni kuptuar drejt”. Kjo eshte e verteta.
    Kurse komentuesit, qe menjehere i bejne hosana Rames, tashme dihet se jane grupe te krijuara nga ai e PS per te paraqitur Shqiperine ashtu sic i duhet kryeministrit. Harrojne se paguhen nga taksat tona, sepse marrin rroge, sikur bejne pune te dobishme per vendin. E vetmja gje qe arrijne…eshte se i sjellin gazetes Tema disa klikime me teper.

  9. Berti says:

    Po pse re bastard serb te besh lufte me amerkanet ti, te mjafton vetem te respektosh te drejtat e njeriut, te lejosh shqiptaret e Kosoves te vendosin vete per gjerat e tyre, ashtu siç doni dhe ju serbet per veten tuaj, kaq rrac e poshter qenkeshit? ! apo keni rusin mbrapa ju dhe beni si gangsterra , se pa ata te hani mune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje