Behgjet Pacolli shprehet pro taksës së vendosur nga qeveria shqiptare për “Rrugën e Kombit”.
Numri dy u qeverisë së Kosovës tha se vendosja e taksës nuk është tragjike. Madje ai tha se këtë gjë shumë shpejt do ta aplikojë edhe vendi i tij.
“Personalisht nuk e shikoj shumë tragjike vënien e taksës, për arsye se flitet për një objekt jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe mirëmbajtja e asaj rruge kushton.
Njerëzit që kalojnë njëherë dy, nuk mund ta kuptojnë se mirëmbajtja e një autostrade kushton shumë para.
Nuk e di nga ana shqiptare në mund t’i mbulojë shpenzimet që do t’i këtë në mirëmbajtjen e kësaj autostrade me atë taksë. Edhe pse taksa në anën tjetër duket e lartë.
Unë do të doja që të ketë sa më shumë frekuencë dhe sa më shumë të rritet frekuenca ulet taksa, nga 5 do të ulet në 3 euro.
Ajo do të ishte mirë për secilin, por nuk ka të drejtë të hidhërohet që ka një taksë sot.
Sot të ecësh në rrugët e Kosovës nuk kushton asgjë, por jam i bindur se edhe Kosova do të aplikojë një taksë.
Taksat aplikohen në të gjithë botën”, tha Pacolli ne Ora News.
ik o trap
po e vute ju heq tragjicitetin e takses tone
ka vetem nje rruge: te hiqet kjo e kukesit dhe te mos vihet ne kosove
Taksa e korrupsjonit. Pse nuk merren si shembull vende si Hollanda që arrijë ti mbajnë autostradat falas por marrin shembull vendeve që u intereson.
Veç te tjerash, atë për atë rrugë paguhen taksa nga automobilistët dhe nuk është parashikuar ndonjë ulje me bërien e autostradave me pagesë. Përkundrazi, rriten sipas dëshirës taksat mbi karburantin.
E fundit, si mund ti japësh privatit menaxhimin e një prone publike pa asnjë konkurs, në mënyrë komplet të fshehtë? Smerret vesh si u zgjodh dhe pse u zgjodh konçesionari!