Përfaqësuesja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme Fredereika Mogherini të mërkurën pasdite ka biseduar në telefon me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të diskutuar zhvillimet e fundit në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kjo u bë e ditur përmes një kumtese të lëshuar nga zyra për shtyp e Mogherinit.
“Përfaqësuesja e lartë ka nënvizuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ngritur tarifat e doganës për produktet nga Bosnje e Hercegovina dhe Serbia vetëm sa ka komplikuar situatën dhe nuk ka sjellë zgjidhje të problemeve për popullatën në Kosovë apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen”, thuhet në kumtesë.
“Kjo është një masë që nuk ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të hiqet”, ka shtuar ajo.
Hahaaa
Te jete per be kosova i kthehet prape serbise
Kjo dhe Europa jane para se gjithash fajtore per krejt situaten e krijuar. Pse nuk thone gjysem fjale kur Serbia çdo dite lobon, paguan, ushtron presion kunder Kosoves, ndersa nga ana tjeter ne arken serbe hyjne çdo vit gati gjysem miliardi euro, ose mbi nje milone ne dite.
Nuk do ta njohe Kosoven Serbia? Pune e saj, por te pakten ta leri te zgjidhi hallet e veta.
Qorton policine e shtetin e Kosoves per luften kunder krimi, por leviz gjithe guret per te mos u pranuar ne Interpol. Turp!
Zonje, cfare bete ju qe te ndalonit Serbine ne punen e saj te pengonte Kosoven te behej pjese e INTERPOLIT? Late nam duke keshilluar ata qe ju degjojne. Shko keshillo Serbet se e shikon ku ta vene kufirin.
Perpara drejt izolimit po shkojme o budallenj.