Daçiç ironizon Haradinajn: Editorialin ia shkroi dikush tjetër, nuk është i lapsit ai

29 Nëntor 2018, 18:05Rajoni TEMA

Një editorial i kryeministrit kosovar në ‘Washington Post’, ku i drejtohen shumë kritika Serbisë, ka acaruar ministrin e Jashtëm të shtetit serb, Ivica Dacic.

Madje Dacic është lëshuar edhe në ofendime ndaj kryeministrit kosovar, duke thënë se ai nuk është njeri i lapsit, transmeton gazetametro.net.

RTS citon Dacic-in të ketë thënë se nuk beson se një editorial të tillë e ka shkruajtur vetë Haradinaj, duke e akuzuar më pas se po reagon ndaj Serbisë për t’u arsyetuar ‘që ka rënë në baltë’.

“Lapsi nuk është armë me të cilën shërbehet ai.  Ia ka shkruar dikush editorialin”, ka thënë ish-kryeministri serb, Dacic.

Ndërkohë, i pyetur rreth akuzave të Haradinajt se Serbia me përkrahjen e Rusisë ia ka ofruar Kosovës një opsion të marrëveshjes që nënkupton ndarjen, Dacic i është kthyer të shkuarës dhe i ka përmendur luftën Haradinajt.

“Ai udhëhoqi UÇK-në dhe vrau njerëz, është në liri për shkak të mungesës së dëshmitarëve të cilët në ndërkohë i ka vrarë. Tani shpikë arsye për ta arsyetuar situatën në të cilën gjendet e kjo është se kanë rënë në baltë të gjallë dhe sa më tepër që kalon koha, aq më tepër jep deklarata me ton të lartë”, ka shtuar Dacic.

Sidoqoftë, kryeministri Haradinaj dje në një editorial për gazetën prestigjioze amerikane kritikoi ashpër përkrahësit e idesë së korrigjimit të kufirit, me theks të veçantë presidentin Thaçi, e më pas edhe Serbinë si sponsorizues të kësaj marrëveshjeje që, sipas Haradinajt, do ta destabilizonte Ballkanin.

11 komente në “Daçiç ironizon Haradinajn: Editorialin ia shkroi dikush tjetër, nuk është i lapsit ai”

  1. xx says:

    Cju duhet juve se kush ja shkruan Haradinajt artikujt Ju shikoni tu pergjigjeni akuzave.

  2. Sara says:

    Nuk eshte i lapsit po eshte i kembezes o sumce//// e cave si ty ia mbush breket

    1. rrypi says:

      Dacic eshte i mikrofonit, ndaj nxehet me Harajdninajn… Le te lehe serbi sa te doje, per aq kohe sa harajdinaj vazhdon me te njejtin qendrim ndaj ketyre plehrave, asgje e keqe nuk do i ndodhe shqiptareve.

  3. Life is game says:

    O Dacic tallavaja!
    Mos beje si i shkollum!
    Editoriali ta paska djeg b….!
    Kjo qe thua ti eshte thjeshte fyerje e sofistikuar personi! Qe do te thote se …. tallavaj tallava mbetet! Te vjen keq per popullin e mire dhe bujqesor te Serbise! Qe ka ngel ne dore te tallavas!

  4. Kuq e zi says:

    Hahaaaaa
    Dmth ja njeh vlerat ku i ka…
    sa keq per ty as sikur te ishte i lapsit do ishit me te qete

  5. Lennard says:

    Po pse Ti Mor zagar Serb i s hkruan vete fjalimet apo shkrimet e tua? Gjithandej drejtuesit kane Stafin qe u pergatit gjithcka.Keshtu behet ne te gjithe boten ,E ke pa telenovelen Madam Secretary?.Numrit DY te SHBA ia pergatiste Stafi te gjithe fjalimet apo raportet qe i conte Presidentit te SHBA-ve.Ndiqi mire keto probleme e mos u merr me kenge Cingijesh vetem.

  6. Iliria e bashkuar says:

    Ai nuk eshte vrases shekullor si politika serbe o i poshter

  7. Gjilanasi autokton says:

    Haradinaj ua ngriu historikisht buzëqeshjen juve dhe do ju bëjë, më zi se gjermani juve. Ai rri në këmbë para juve dhe ju zbrapsi, po sikur më 24 mars ’98.

  8. Johani says:

    Daqiqi e deshmon vet se serbet urrejne shqiptaret,kete fatmiresisht e kuptuan edhe ata kosovar qe deri para pak vitesh per titon e jugosllavine,ku ne mesin e tyre ishte e isa mustafa,por ama le tma gjen dikush ku dallon daqiqi me buzhalen!

  9. spartak says:

    Hik mër pijanec ,se po të mos ishte nevoja e koalicionit , ku përfiton dhe partia jote , e bohesh ministër pa kapcitete ene zotnija jote , do kishe përfundu banakier tek lagja e romëve , sepse vdes për içik aheng .

  10. Tonny says:

    Po edhe ti nuk ben per politikan por per tenor do ishe mire. Kur Rama ua tha ne mes te Beogradit Kosova eshte shtet i pavarur dhe eshte ne te miren e Serbise qe ta njohe, ti i kendoje ne darke kengen O sole mio:)
    Serbet I kane duart me gjak, dhe per kete duhet tju vrase ndergjegja, por ju jeni kafshe dhe kafshet skane as moral as parime, as ndergjegje. THjesht udhehiqen nga instikti natyror ashtu. si ju..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje