Mustafa akuzon Haradinajn: Është pjesë e planeve për ndarjen e veriut

29 Nëntor 2018, 17:24Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Isa Mustafa, kritikoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës për papërgjegjësi ndaj situatës në veri.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa thotë se sjellja dhe veprimet e Qeverisë dhe Kuvendit po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës.

Sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i vetëm në idenë e tij për, ndryshimin e kufirit, apo siç e quan ai “korrigjim të kufirit”.

Institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit. 

Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës. 

Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve.  

Është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. 

Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen.”– shkruan Mustafa në facebook.

1 komente në “Mustafa akuzon Haradinajn: Është pjesë e planeve për ndarjen e veriut”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje