Aleati kundër Bashës dhe Kryemadhit: T'i japim fund bojkotit parlamentar

2 Dhjetor 2018, 15:41Politika TEMA

Në frontin opozitar vijojnë përplasjet mes kampeve të forcave politike.

Së fundmi ka qenë Partia Republikane që ka dalë kundër vendimeve të kryedemokratit Lulzim Basha.

Me ngushtimin e afatit kohor për djegien e mandateve, republikanët ishin të parët të cilët i kërkuan Bashës të thyejë bojkotin parlamentar.

Nga Asambleja e partisë, Fatmir Mediu i kërkoi lidershipit demokrat të reflektojë për qëndrimet që opozita duhet të mbajë me Parlamentin.

Me zgjedhjet elektorale në prag për republikanët, bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm, ndërsa sa i takon përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiak, Mediu kërkon që procesi të mos jetë i njëanshëm.

Republikanët këmbëngulin në ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke mbështetur idenë e një sistemi proporcional me lista të hapura.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje