Pa mbushur një muaj nga protesta e disa banorëve dhe militantëve të Partisë Demokratike, kreu i opozitës, Lulzim Basha, është braktisur nga banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.
Ndërsa PD dhe LSI lajmërojnë çdo ditë në orën 17:00 protestën për të kundërshtuar projektin, banorët kanë ulur mbështetjen ndaj tyre. Siç tregojnë edhe fotot, protesta ka firuar dhe tregon pjesëmarrjen më të ulët nga fillimi i saj. Teksa kryetari i Partisë Demokratike jepte deklaratën për mediat, përreth tij ishte një numër i pakët i njerëzve.
Gjatë ditës së sotme, mediat transmetuan pamje të ndryshme të banorëve të cilët kanë filluar të gjejnë zgjidhje përmes komunikimit me Bashkinë e Tiranës dhe ARRSH, duke pranuar zgjidhjet e ofruara nga këto institucione. Ka pasur edhe nga ata qytetarë, siç ishte rasti i Ukë Çelkolajt, i cili pas takimit me kryebashiakun Veliaj, pranoi vullnetarisht që të shembte ndërtimet që prekeshin nga projekti i Unazës së Madhe. Gjithashtu ka pasur edhe nga ato familje që kanë pranuar ofertën e Bashkisë së Tiranës për të përfituar banesa sociale pa afat me të gjitha kushtet e duhura.
Protesta u dëmtua nga vetë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka lidhje të hershme me një prej firmave fituese për zhvillimin e projektit, Viktoria Invest, pasi në kohën që drejtonte Bashkinë e Tiranës, kjo kompani ishte përfituese kryesore e tenderave. Por në çdo moment, si PD dhe LSI, janë treguar të kujdesshëm për të lavdëruar në publik cilësinë e kësaj kompanie, duke hedhur dyshime të forta në publik për konfliktin e interesit midis tyre.
Si të mos mjaftonte kjo, disa prej deputetëve që nuk janë të Qarkut të Tiranës, siç është rasti i Klevis Balliut, mediat i kanë publikuar foto dhe video të jetës së luksit, në një kohë që flet për varfërinë dhe puna e parë e tij është deputet i PD. Kjo ishte një tjetër arsye, që me sa duket, i ka ulur moralin kësaj proteste.
I ndodhur në këto kushte kur mbështetja e banorëve bie përditë, Basha po tenton ta mbajë gjallë protestën duke sjellë grupin parlamentar demokrat dhe grupseksionet e PD në Tiranë. Pamjet e sotme tregojnë se as kjo gjë nuk ka sukses, pasi kishte më shumë protestues nga shoferët e bllokuar, gazetarët që ndiqnin ngjarjen, sesa banore reale të unazës. Krahas braktisjes nga banorët e unazës, protesta e PD sot kishte kohëzgjatjen më të shkurtër të zhvillimit të saj.
O injorante te unazes se re, rruga do behet doni apo nuk doni ju, mos u merni me Lul hajdutin i cili vetem ne rrugen e kombit vodhi 250 mil. euro, filloni me dokumentat se do te mbeteni pa gje, dhe ata plera qe kane biznese te tjera do ta shikojne si i kane bere.
Ngadal mos ti ngarrojme gjerat 240 argita saliut dhe 10 luli
Ngatrruan Stil te te Protestuari PDja. Duhej te ngrinte Çader dhe tja kerrciste Tallava me qofte dhe raki gjith diten. Do ta kish Protesten plot me njerez?????
E mo dhe ju se i telendiset te shkretet. Ata shyqyr qe gjeten nje sebep per tu marre ju i braktisni. Po tani me ca te merret ,Luli,Klevisi,Muli apo Pamela?????☺
E mo dhe ju se i telendiset te shkretet. Ata shyqyr qe gjeten nje sebep per tu marre ju i braktisni. Po tani me ca te merret ,Luli,Klevisi,Muli apo Pamela?????☺
KETO JANE PROTESTANTET ME TE FELLIQUR , SE SA SHQUPI . KY GRUP PROTESTUESISH, DUHET TE NDJEKIN SHEMbULLIN E PROTESTUESVE TE PATOSIT DHE JO TE LIDHEN ME LULZIMEN I CILI KA QELLIM POLITIK ,POR QE NUK I PLAS FARE TEK HALLI I TYRE .