Shulku: Rivalët tanë janë Islanda dhe Turqia, objektivi është vendi i dytë

2 Dhjetor 2018, 23:15Sport TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së. Ilir Shulku, ka folur per shortin e sotem te Euro 2020.

Shulku u shpreh se shorti ka qenë i favorshëm për kuqezinjtë që kanë shanset e tyre për të kaluar turin.

“Më e fortë dihet që është Franca, Kampione Bote në fuqi, por përveç grupit me Gjermani e Holandë, të gjithë të tjerat janë grupe të forta. Kokat e grupeve janë të forta, dihet që është superfuqi por ne do të bëjmë maksimumin që të marrim vendin e dytë me rivalët që kemi përballë”, tha ai për “Rubrika Sportive”.

“Është shumë mirë që ra ndeshja e parë brenda dhe jo me Francën, brenda apo jashtë. Na ka rënë në një grup me ekip që jemi në nivele të barabarta ndoshta, shpresojmë të fitojmë të parën e t’i marrim hap pas hapi.

Nuk është se kemi bërë kontratë që primar është vendi i dytë, tani që ra shorti është padyshim vendi i dytë objektivi, Më i rëndësishëm është grupi i lojtarëve që të jetë gati, se lojtarët cilësorë i kemi me pikatore. Nuk kemi shumë, se kur mungojnë 2-3 nuk shprehemi mirë në fushën e lojës. E kuptueshme që rivalët tonë janë Turqia dhe Islanda.

Pak lojtarë nga Superiorja? Nuk besoj që Panuçi i sheh vetëm kur ikin jashtë, se nuk ka si t’i besojë Uzunit vetëm nga aktivizimi një muaj në Kroaci. Si mendoni ju, një trajner nuk e do një lojtar të mirë?  Edhe mua më pëlqen Trashi. Aq sa e kam ndjekur Partizanin, sa e kam parë vitin e kaluar, ka qenë mesfushor me tipare sulmuese. Këtë vit po bën shumë mirë detyrat mbrojtëse. Do të thotë që është i kompletuar si lojtar. Por të isha unë trajner do të ishte zgjidhje tjetër ndoshta, por Panuçi ka të tjera ide, ai tjetri një tjetër.

Ku luajtëm të parën? Në “Arenën Kombëtare” ka shumë punë për t’u bërë, në ndeshjen e dytë, në qershor them me 100% do të luajmë në stadiumin e ri”, tregoi Shulku.

4 komente në “Shulku: Rivalët tanë janë Islanda dhe Turqia, objektivi është vendi i dytë”

  1. Lani says:

    Hahaa trushkuluri,ky tha se do ta mundim thelle Skocine 3-0 per Shqiperine.Ky me ate barkderrin Duka e shkaterruan futbollin shqiptar.

  2. Klodi says:

    Jo mor jo ncncnc çne the nje gje kaq te zgjuar!!
    Cope idioti qe keni marre sportin Shqiptar peng….

  3. Genti35 says:

    Po mer po, aty mbahu ti. Na dashke dhe vendin e dyte. Me Panuccin ne krye te kombetares, vendin e fundit do marrim, dhe pa lodhje sepse ne cdo ndeshje do hame nga 3 petulla.
    Te duket ekip i dobet turku? Turku te shkep ne futboll o tope.

  4. Xhemo says:

    Po cvend I dyt o njeri..
    Ne po dolem te 4 ne grup e kemi sukses.
    Pordhe me rigon shulk bythlepirsi dukes.
    Me panuccin dhe me kta lojtare qe slidhin dot as breket.
    Pale Kur flet andi Lila, Frances ja kemi marr doren.
    Ulni koken o muter se na degjenerut fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje