Jupi: Nuk shkohet më në Europian me pikë në tavolinë e fitore të rastësishme

3 Dhjetor 2018, 23:56Sport TEMA

Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Redi Jupi, mendon se Shqipëria ka një short shumë të favorshëm për Euro 2020 dhe ka mundësi shumë të mirë për të shkuar në këtë aktivitet.

Në “procesi Sportiv”, ai deklaroi se skuadra e drejtuar nga Panuçi ka shanse të luajë për vendin e  dytë.

“Short me te favorshme nuk besoj si mund të kishim. Ishte vetëm një grup tjetër pak më i favorshëm. Por nuk duhet t’i marrim gjërat lehtë”, tha Jupi.

“Kosova? Nuk e ka shumë të lehtë grupin se duke qenë se ishte në vazon e 5 nuk është se e favorizon shumë ky short. Ka mundësi të bëjë mirë në këtë grup. Dy nga ekipet, Bullgaria dhe Mali i Zi janë ekipe që janë nën nivelin e Kosovës për mendimin tim.

Ky short ka një veçori që dy vende kualifikohen, vendi i tretë është për ngritje vazoje për turnetë e ardhshme. Mendoj se vendin e tretë e ka brenda mundësive, me një fazë kualifikuese normale e mbyll në vend ët tertë. Çekia e vendit të dytë është e fortë, por nuk i dihet”, tha ai.

Anazlia e shortit
“Në krahasimet i bëjmë me ditët e mira të kombëtares, me ditët ku i është marrë maksimumi kombëtares. Atmosfera që përjetojmë ne, nuk e kanë të tjerë, ajo ndihmon me raste të ngushtohet niveli teknik me ekipet e forta.

Të të vijë Kampionia e Botës në stadiumin e ri është edhe e mirë nga pikëpamja e imazhit dhe marketingu. Sepse mund të të vinte një skuadër që edhe të mundte, edhe nuk përfaqësonte asgjë. Por Islanda nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë vit, a ka ekip më të përshtatshëm se Islanda? Nuk ka ekip me një bilanc aq negativ sa ajo në Europë, nuk ka fituar asnjë nga 14 ndeshjet.

Për të shkuar në Europian nuk shkohet më me pikë në tavolinë e fitore të rastësishme. Nëse duhet të shkojmë, duhet të bëjmë fazë kualifikuese shumë të mirë. Nëse dalim të tretit është normale. Ne duhet të bëjmë kualifikuese shumë të mirë që të lëmë mbrapa Islandën. Nuk  jam dakord që do të marrim 12 pikë me Moldavinë e Andorrën. Historia e kualifikuesve nuk do të jetë aq e thjeshtë, por e them se na duhen fitoret këtu me Islandën dhe Turqinë.

Me këtë short kaq favorizues duhet të mendohet me çfarë trajneri do të shkohet atje, por ky është një shans i artë të marrim maksimumin nga ky short. Nuk e di a do të jetë ndonjë short më favorizuese se këtë herë. Turqia është në pikën e saj më të ulët. Nuk ka asnjë lojtar të madh që luajnë në kampionatet europiane, gjithë ekipet e mëdha turke janë në krizë. Forca e saj ka qenë se kishte bazën te ekipet e mëdha. Tani është në krizë të madhe, nuk është në momentin më të mirë. Nuk është ekip i parezistueshëm”.

1 komente në “Jupi: Nuk shkohet më në Europian me pikë në tavolinë e fitore të rastësishme”

  1. ILIAZ LAZI says:

    IDIOTIZMA

    Loja e kombëtares në evropianin 2016 vërtetoi formën e një skuadre solide.
    Kujto lojën me Francën, me Zvicrën, me Danimarkën, me Portugalinë, me Armeninë atje (cfarë presioni psikik si re e zezë mbi kombëtaren.
    Cinizëm i kulluar. Në Beograd, cfarë atmosfere lufte. Kush ishte skuadra më cilësore drei në castet e histerisë antishqiptare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje