Kylian Mbappe fiton çmimin “Topi i Artë” për të rinjtë

3 Dhjetor 2018, 21:33Sport TEMA

Ylli i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, ka fituar çmimin “Trophee Kopa” në ceremoninë që organizohet nga revista “France Football”.

Çmimi “Trophee Kopa” jepet për herë të parë këtë vit dhe lojtari i skuadrës së PSG-së arrin që të fitojë këtë trofe si futbollisti më i mirë i ri i vitit 2018 mes moshave U-21.

Mbappe futet në librin e historisë si futbollisti i parë që arriti që të fitojë këtë çmim.

Jam krenar që marr këtë çmim, ai mbyll një vit të shkëlqyer falë të gjithë shokëve të PSG dhe atyre të kombëtares. Kemi arritur gjithçka bashkë, diçka të jashtëzakonshme këtë vit. 

Ky është momenti për t’i falënderuar ata dhe më jep motivim që të vazhdoj të punoj“, u shpreh Mbappe pas fitimit të këtij çmimi.

Ky çmim votohet nga ish fituesit e trofeut të “Topit të Artë”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje