Maradona “furtunë”, sherr me tifozët pas ndeshjes

3 Dhjetor 2018, 12:30Sport TEMA

Diego Armando Maradona nuk ndryshon kurrë, është origjinal në mënyrën e vet dhe gjithnjë ndan njerëzit, pasi një pjesë e tifozëve e kritikojnë për sjelljen e tij aspak normale dhe pjesa tjetër e mbron, duke thënë se në fund të fundit ish-Pibe de Oro është njerëzor dhe ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me jetën e vet, fundja nuk i prish punë askujt nëse ai konsumon alkool apo gjithçka dëshiron.

Dje, pas finales së humbur 4-2 ndaj Atlético San Luis, trajneri i Dorados de Sinaloa u provokua nga një grup tifozësh, të cilët pas ndeshjes nisën të këndonin “Maradona e hëngri”. Argjentinasi e humbi toruan dhe u vërsul drejt personave që po e provokonin, ndërsa stafi i tij e ndali dhe e shoqëroi drejt daljes së stadiumit.

Ndoshta nervozizëm i tepruar për Maradonën, por nga ana tjetër edhe këta lloj tifozësh i meritojnë gjithë sharjet që lëshoi Maradona në momentin e tensionit, pasi fundja edhe fituesi duhet të dijë si të sillet, kur mbaron ndeshja nuk ka pse tallesh me kundërshtarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje