UEFA nuk ka turp, krijohet Europa League “rezervë”

3 Dhjetor 2018, 11:30Sport TEMA

Futbolli përfundimisht ka marrë fund dhe tashmë është thjesht biznes, miliona, reklama, ndeshje çdo ditë dhe çdo muaj, nuk ka rëndësi çfarë mendojnë futbollistët, nuk ka rëndësi çfarë duan tifozët.

UEFA, që gjoja mendon për futbollin dhe ka për detyrë të mendojë edhe për tifozët, tashmë ka dalë me një vendim surprizë dhe të bujshëm, sepse do të krijojë një kompeticion të ri europian, që do të nisë në vitin 2021.

Pas Champions League dhe Europa League, do të krijohet edhe një kompeticion me 32 ekipe (8 grupe me nga 4 ekipe), që për momentin do të quhet “UEL2”, Uefa European League 2, pasi është qartësisht kompeticion rezervë, një kopje e shëmtuar e Europa League.

Ndeshjet do të luhen të enjteve pasdite dhe synimi është përfshirja e klubeve që nuk shkojnë dot direkt në kupat e Europës.

Me pak fjalë, nëse Italia, Gjermania, etj., çojnë deri në 7 klube në kupat e Eueropës aktualisht, në të ardhmen do të çojnë edhe një të tetë në këtë kompeticionin e ri.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin e ka konsideruar kompeticionin e ri si një shans për federatat që të kenë më shumë klube në kupat e Europës, ndërsa fituesi i kompeticionit të ri do të luajë në Europa League sezonin pasardhës.

Natyrisht, është një ide qesharake, sepse klubet e kampionateve të mëdhenj nuk kanë kurrfarë interesi që të luajnë 11 ndeshje në total për të fituar një kompeticion që vlen thjesht një vend në Europa League sezonin pasues. Kujt i intereson të luajë në Europa League, nëse bën llogaritë dhe sheh që vendi i tetë në Premier Ligë arkëton shumë herë më tepër miliona sesa fituesi i Europa League? (Telesport)

1 komente në “UEFA nuk ka turp, krijohet Europa League “rezervë””

  1. rexha 10 says:

    AJO DIHET QE ESHTE BISNES.MJAFTON . VETEM 1 MUAJ TIFOZAT TE MOSE SHKOJNE NE STADIUM FUTBOLLI SHKON PER LESHE.PLUSE QE EDHE VENDOSJA E V A R, ESHTE NJE LLOTARI NE VETE ,QE EFITOJNE MAFJOZET E FEDERATEVE TE FUTBOLLIT. FUTBOLLISTET NUKE PAGUHEN KOTE NGA MILIONA EURO ,SIKURE TE KISHIN NGA 4 KEMBE E 2 KOKA .SHIKONI KURE TE SHPIKIN FUTBOLLIN ME KEPUCE SPORTIVE ME RROTA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje