Sot në Dublin ka pasur zhvillime të reja, por këtë radhë jo në lidhje me shortin e Europianit, por për Ligën e Kampionëve dhe mundësinë e përdorimit të sistemit VAR.
Kështu, UEFA ka vendosur që të miratojë përdorimin e këtij sistemi, që nga ky sezon duke nisur nga faza tjetër me eliminim direkt.
Komiteti ekzekutiv i mbledhur sot në Dublin, ka vendosur që të aprovojë përdorimin e VAR-it duke nisur nga muaji shkurt 2019 dhe do të përdoret në fazën e 1/16-ave e mbrapa. Në fillim, mendohej nga sezoni tjetër, por duke parë gabimet e shumta e sidomos atë të Kasait në ndeshjen Mançester Siti-Shakhtar, u vendos që të përshpejtohej procedura.
Vetë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka folur për mediat pas vendimit të marrë dhe ka pranuar se përveç Ligës së Kampionëve,d o ët ketë një përdorim më të gjerë të këtij sistemi.
“Ne jemi të gatshëm të përdorim VAR-in më herët sesa që ishte planifikuar fillimisht dhe jemi të bindur se do të jetë e dobishme për garat tona, pasi do të ofrojë ndihmë për gjyqtarët dhe do të zvogëlojë vendimet e gabuara”, u shpreh Ceferin.
Kompeticionet e tjera ku do të përdoret VAR:
2018/19 Finalja e Ligës së Kombeve–Portugali (5-9 qershor 2019)
Euro2021 Femra-Angli (korrik 2021)
2019/21 UEFA Euro2021 U21 – Hungari/Slloveni (qershor 2021)