Caktohen gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, Zvicra luan ndaj Portugalisë, Anglia përballë Holandës

3 Dhjetor 2018, 16:29Sport TEMA

Liga e Kombeve ishte një garë e re e krijuar nga UEFA për Kombëtaret evropiane.

Të ndara në katër Liga nga A deri në D, të gjitha shtetet evropiane morën pjesë në këtë garë.

Nga Liga A, fituesit e grupeve ishin Zvicra, Holanda, Anglia dhe Portugalia që do të përballen në gjysmëfinale.

Sot janë caktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste të Ligës A.

Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Portugalinë, shtet në të cilin do të mbahen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

Në anën tjetër gjysmëfinalja tjetër do të luhet mes Anglisë dhe Holandës.

Gjysmëfinalet do të luhen më 5 dhe 6 qershor të vitit të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje