“Partizanit iu mohua një penallti në derbi”, ish-gjyqtari Arsen Hoxha: Faull i pastër brenda zone

3 Dhjetor 2018, 23:20Sport TEMA

Partizanit i është mohuar një penallti e pastër në derbi. Këtë nuk e thotë një person dosido, por pikërisht ish-disenjatori i gjyqtarëve në FSHF, Arsen Hoxha.

Në një komunikim me “Panorama Sport” nga Amerika e largët, ish-gjyqtari i FIFA-s ka dalë në konkluzionin se arbitri Hamiti ka gabuar dy herë në rastin e pëplasjes Maveje-Trashi brenda zonës në minutën e 30-të.

“Është penallti e pastër. Lojtari kundërshtar ka penguar Trashin në brendësi të zonës dhe nuk e ka prekur fare topin. E kam parë disa herë rastin. Kjo është bindja ime”, ka deklaruar Arsen Hoxha për gazetën. Më tej, ai pohon se kartoni i verdhë për simulim është gjithashtu i gabuar.

“I verdhi është dhënë gabim. Nuk ishte simulim, ishte faull dhe duhej penallti”, ka sqaruar ish-gjyqtari i FIFA-s. Ndërkohë, vetë futbollisti Trashi deklaroi në pushimin e ndehsjes se ishte i bindur se kishte qenë penallti, por arbitri Hamiti kishte këmbëngulur për të kundërtën.

“Unë mendoj se ishte penallti, por gjyqtari këmbënguli që jo. Duhet ta rishohim”, pat thënë Trashi në derbin që Partizani e fitoi me rezultatin 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje