Ashtu edhe siç pritej, Luka Modriç është fituesi i trofeut “Topi i Artë” për vitin 2018.
Ylli i kombëtares kroate dhe Realit të Madridit arriti që të lërë pas yje të tjerë të futbollit botëror si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të cilët kanë qenë fituesit e këtij trefou që nga viti 2008
Performanca e shkëlqyer që ai bëri me Realin e Madridit duke fituar trofe mjaft të rëndësishëm si dhe udhëheqja që i bëri kroacisë duke e dërguar për herë të parë në finalen e Kupës së Botës, bëri që Modriç të fitojë “Topin e Artë”.
Luka Modric mori 753 pikë, duke lënë në vendin e dytë futbollistin e Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë.
Antoine Griezmann u rendit në vend të tretë më 414 pikë, dhe në vend të katërt u pozicionua lojtari i PSG-së Kylian Mbappe më 347 pikë.
Një vit i artë për lojtarin madrilen që përveç fitimit të “Topit të Artë” ka fituar dhe çmime të tjera si “Lojtari më i mirë nga UEFA”, “Lojtari më i mirë i Botërorit 2018”, dhe “Lojtari më i mirë nga FIFA”.
Gjithashtu, Luka Modriç bëhet edhe futbollisti i parë me orgjinë kroate që fiton këtë çmim. (TemA)