VIDEO/ Macron bën për “ujë të ftohtë” princin arab, ndërsa Donald Trump as nuk i hedh sytë

3 Dhjetor 2018, 10:44Bota TEMA

Princi i kurorës së Arabaisë Saudite, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave në samitin e G20 në Argjentinë, për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Ndërsa Donald Trump nuk denjoi as t’i hedhë sytë, presidenti francez Emanuel Macron është filmuar duke i kërkuar llogari atij.

“Ti nuk më dëgjon kurrë”, dëgjohtë Macron, t’i thotë atij.

“Jo, unë të dëgjoj gjithmonë”, ia kthen princi saudit.

“Unë jam i shqetësuar, unë jam i shqetësuar, të thashë”, dëgjohet mes të tjerave të thotë Macron, çka të lë të kuptosh se ai ishte duke i kërkuar princit saudit, llogari për vrasjen e gazetarit Khashoggi.

I vetmi që e takoi me përzemërsi princin saudit, ishte Vladimir Putin.

Dhe në rrjet u tha se kjo nuk është ndonjë çudi, pasi edhe Putin është i njohur për zhdukjen e kundërshtarëve të vet.

Tashmë atij iu shtua edhe princi saudit.(TemA)

2 komente në “VIDEO/ Macron bën për “ujë të ftohtë” princin arab, ndërsa Donald Trump as nuk i hedh sytë”

  1. trojani says:

    Princi qau dhe nuk hengri fare dje gjithe diten qe kur i foli makron bythpambuku .

  2. Martin Iden says:

    Te gjithe mu si ca macoqer, qe i lepihen parave te ketij mjekres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje