Shpërblimet e privilegjet marramendëse për Fanë Rugovën dhe familjen e saj janë neveritëse dhe fyerje e rëndë për qytetarët e Kosovës. Kryeministri i Kosovës po e trajton shtetin si çiflig të tij. Dhe kjo është krim, është turp, është poshtërsi.
Nga Enver Robelli
Një nga lajmet e ditës së sotme në Prishtinën që po i zihet fryma nga ajri i ndotur ishte ky: Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Fanë Rugovës, bashkëshortes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, t’i ndahet pagë mujore. Kabineti qeveritar mori vendim që për Fanë Rugovën të ndajë një mijë euro neto pagë në muaj, veturë dhe shofer.
Mirë për Fanë Rugovën dhe tmerr për Kosovën. Por, meqë qeveria dhe shefi i saj i kanë hyrë kësaj pune, atëherë do të ishte mirë që me para të shtetit, me paratë e tua e të miat, të paguhet edhe një grimere për Fanë Rugovën, por gjithashtu edhe një floktare, një grua thonjëprerëse, një mbajtëse e peshqirit, një lustruese e këpucëve, një shkundëse e pluhurit, një numëruese e dhëmbëve të krehrit, një hedhëse e vegetës në supë, një grua përgjegjës për ndezjen e kaminit.
Pse jo edhe një shofere rezervë për Fanë Rugovën, edhe një punëtore që hekuros flamujt mbi pullazin e vilës në vlerë prej mbi një milion euro, që gjendet në Velani, pse jo edhe një argat që merret me drejtimin e antenës satelitore, pse jo edhe një shefe të makijazhit, pse jo edhe një parashikuese të motit, përse jo edhe një këshilltare për gardërobë dhe një zëvendëskëshilltare për gardërobë, pse jo edhe një rrogë të trembëdhjetë për Fanë Rugovën?
Shpërblimet e privilegjet marramendëse për Fanë Rugovën dhe familjen e saj janë neveritëse dhe fyerje e rëndë për qytetarët e Kosovës. Kryeministri i Kosovës po e trajton shtetin si çiflig të tij. Dhe kjo është krim, është turp, është poshtërsi.
A është apo nuk është i vetëdijshëm Ramush Haradinaj për krimet e tij financiare ndaj buxhetit të Kosovës, kjo është e parëndësishme. E parëndësishme është nëse edhe ministrat e tij janë të vetëdijshëm për plaçkitjen e arkës së shtetit. E rëndësishme është pyetja se si është e mundur që një vendim i tillë të kalojë në qeveri?
Ky vend nuk është monarki dhe Fanë Rugova nuk është mbretëreshë. Ajo s’ka asnjë meritë me shumë për lirinë e Kosovës se çdo nënë e Kosovës. Bile ka më pak se mijëra e mijëra nëna që sot jetojnë në mjerim dhe vajtojnë bijtë e tyre që u vranë në betejë kundër kriminelëve të shtetit serb.
Shteti i Kosovës ndonëse është i varfër ka vendosur që familja Rugova të marrë për çdo muaj një pension prej 2000 eurosh. Sa për krahasim: rroga mesatare në Gjermani është 2500 euro.
Po ashtu kjo familje gëzon mbrojtje të përhershme policore. Çfarë të bëjë Kosova e mjerë më shumë për Fanë Rugovën, djemtë e saj e rejat e saj?
Ndoshta këshilltarët e Ramush Haradinajt do të kujdesen që privilegjet për familjen Rugova të shtohen. Pse jo një veturë Range Rover për Fanë Rugovën, pse jo një pasaportë diplomatike, qe besa nuk do të ishte keq ta bënit diku edhe ambasadore, sepse në këtë vend, kur fillon seria e vendimeve të poshtra, zor se mund të ndalet.
Dhe në këtë poshtërsi Ramush Haradinaj luan rolin kryesor, duke u bërë se po e «nderon» familjen Rugova. Sepse i ka ardhur dita për «nderime» të tilla. Sepse mendon se kështu, me mendësinë e tij pseudokanunore, «e nderon» jo vetëm familjen Rugova, të cilën «nuk po e nderon» LDK, por edhe Kosovën.
Në të vërtetë, LDK nuk i ka më asnjë borxh familjes Rugova. Ajo nuk e përfaqëson më Ibrahim Rugovën. Ajo është vetëm pjesë e intrigave politike e biznesore të kafehaneve të Prishtinës. Një familje që dyshohet të jetë në shërbim të krimit të organizuar dhe rrjeteve korruptive.
Një familje që s’ka ambicie tjetër veçse të ujit buqetat që i merr nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, për të cilët ky vend është terren i përshtatshëm për shuarjen e komplekseve thellësisht arkaike. Ibrahim Rugovës do të vinte turp nga ky koalicion i poshtërsive. Ramush Haradinajt nuk i vjen turp. Për të turpi është kategori e panjohur.
Hajduti mbron hajdutët me gjoja patriotizmi!
Rugova e bukoshi ish manipuluesit më të mëdhenj me 3% e shqiptarve të diasporës gjoja për qeverinë dhe depozitat në bankat gjermane i kalojnë miliarden ,populli në Kosovë ska buk të haje nga kryeministra injorante mashtrus me patriotizm të rënë!
Rugova nuk kishte qasje ne tre perqindeshin !
Rugova kish lënë Bukoshin t’u mblidhte paret 3% vetë tallte bythen me popullin e trashë kosovar se parët i vinin nga Gjermania ku Bukoshi Milte injorancën nacionaliste me detyrën e patriotizmit?
Ktej nga Kosova dilte her pas herë më Millosheviçin për t’u treguar se Serbia duhet t’a rihabilitonte si nipi një fashist i Xhafer devës?
Nuk ju kuptoj ju gazetareve.Pse mor jahu nuk u beni thirrje per tu ngritur ne protesta po vetem konstatoni e na merzisni me psallmet tuaja Boll ma.
Ne ne Shqiperi po hame patriotizmin (te gjatin) e Rames edhe ju aty hani te Rrapush Xhaferit. Mire na e bejne se ne jemi popull dele edhe pa shtylle kurrizore.
“Presidenti” Rugova na ishte njeri i viskit, i Dunhillit, i rahatisë, i darkave i kotësisë.
Një antihero tipik. Paradoksi – busta në mes të Prishtinës.
Shaban Polluzha me shokë e paguajtën atdhetarizmin me martirizim.
Autostrada (ndërmarrje me karakter KOMBËTAR) do duheshka të mbajë emrin e Rugovës, ndërsa luftëtarët e SHABAN POLLUZHËS e të UCK- ës
do të kalojnë ditët e zizë familjare. Privilegjet e “FANËS” janë paradoksi i NDËRGJEGJES dhe i INTEGRITETIT tonë KOMBËTAR dhe pafytyrësia e identiteti i zi etik i bashibozukëve (anarkistëve) tanë politikë.
Gjenerali Lord Robertson, gjate vizites qe i beri Kosoves ne janar 2016 tha : ” Mos me pas qene Rugova dhe Amerika, Kosova sot e kesaj dite do te ishte nen Serbi, si Presheva !”
Robelli …… Robelli ….. e dhjeve fare kete here me te vejen e Ibrahim Rugoves ……aaaaaa…. Robelli Robelli !!!!!! Po pse u varferua shteti i Kosoves per 1000 euro ne muaj qe do ti jepni Fane-s dhe nje veture me shofer …… aaaa … Robelli , Po kjo eshte nje pike uj i ne oqeanin ku horra e halabaker pa skrupull ( qe si kane dhene asnje gje Kosoves) e te shumte ne numur perfitojne miliona euro pa asnje merite !!!!! Ramushin nuk e kam vleresuar ne pergjithesi si shtetar ne funksionin qe ushtron ,por ne kete rast tregon vlerat e nje njeriu qe di te vleresoje vlerat nga antivlerat dhe me kete xhest kundrejt te vese se Rugoves …. pa e zgjatur i them Zoti Haradinaj ….. Chapeau …. Chapeau …. Chapeau…. per respektin qe tregoni per Rugoven !!!
QYTETAR i pabërë qytetar!
Fana nuk ka se pse po privilegjihet kur shumë nëna shqiptare nuk dinë se ku i kanë eshtrat bijtëe tyre, martirë të DARDANISË.
Nuk e di nëse ka ndonjë fond shtetëror që të lehtësojë sadopak vuajtjet e këtyre nënave që sorrollaten dyerve për të marrë një lajm kobi.
A për privilegje materiale na u bë gjithë ajo kasaphanë mbi popullin shqiptar të Dardanisë?
Z. Fana duhet pak të turpërohet për atë status privilegji (makinë e shofer, shto shpenzimet e “ajrit” me të ciin vihet në lëvizje makina e x e x të dala të tjera) derisa jetimët e luftëtarëve nuk nuk gëzojnë ditë lumturie.
Bravo ashtu eshte se vertet eshte per tu respektuar Rugova por pasardhsit e tyre mafioz si djali sekser e vajza seksere nuk meritojn tu marrin parate fukarave te popullit te kosoves e ata te jetojne ne luks kur populli jeton ne mjerim por Hajredini me mire do te ishte te jep pak para nga pasurit e tij milionshe e jo te ju merre fukarave buken e gojes e te ju jep perandoreshes qe kurgja ska be .
Zoti Robeli plotesisht dakord me kete qe thoni,vetem me nje perjashtim te vogel,Rugova nuk do te turperohej,e ke gabim,ai sa jetoj jetoj si pasha ne nje pallat presidencial me te gjitha privilegjet e nje presidenti ,me miliona ne banat….atehere kur Kosova vuante nen regjimin serbe per buken e gojes ai ishte i paprekshem nga regjimi i millosheviqit.Tung.
Rugova kish lënë Bukoshin t’u mblidhte paret 3% vetë tallte bythen me popullin e trashë kosovar se parët i vinin nga Gjermania ku Bukoshi Milte injorancën nacionaliste me detyrën e patriotizmit?
Ktej nga Kosova dilte her pas herë më Millosheviçin për t’u treguar se Serbia duhet t’a rihabilitonte si nipi një fashist i Xhafer devës?
Enver Robeli ska ci ben gomarit e i bije samarit!
Keto vendime jane marre nga qeverija e Kosoves dhe jo nga Kryeministri! Per Body guardet Ever Djali e di shume me mir se ne se Serbet jane kafshe gerrrko arrixhije qe vrasin …be continue..
Robelli eshte nje analist i mire por ky shkrim me duket i paguar
Mos harrojme se me bllokaden e ramushit 100% serbise nuk eshte prekur vetem serbia por edhe oligarkia e kosove e shqiperise bashke
Pra sulmet ne shtyp kunder ramushit vetem do shtohen mere personalisht ka shkruar disa here qe blokada eshte e gabuar
Nqs do kishim nje sistem te dukshem se kush financon kush do kuptonim edhe kush eshte qeni i kyjt