Deputetja e SYRIZA në Korfuz Fotini Vaki, ka bërë një deklaratë lidhur me vrasjen e shtetasit shqiptar në Korfuz:
“Sa imigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”?
Sa ‘tregti e patriotizmit’ nevojitet ende, që pasardhësit ideologjike të kryqit nazist (Svastik) që dërmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?
Për sa slogane si ‘demokracia tradhtoi Maqedoninë’, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituara, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarpërit?
Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të të ‘huajit’, të ‘shqiptarit’, të ‘jevgut-shkupianit’ dhe të ‘kundërshtuesve’?
Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, punëtor shqiptar i tokës. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin”.
SYRIZA thekson në një njoftim të fundit se: “Vrasja brutale në Lefkimmi të Korfuzit të punëtorit 63 vjeçarit Petrit Zifle ishte një krim racist nga një anëtar i Agimit të Artë, rast për të cilin duhet të jepet menjëherë drejtësi.
Konfirmohet në mënyrën më tragjike, edhe një herë, se organizata kriminale mbjell urrejtje, duke armatosur dorën e njerëzve kundër njerëzve.
Ky rast na kujton, megjithatë, përgjegjësinë e të gjithëve ne për të forcuar luftën kundër racizmit dhe nacionalizmit dhe atyre që kultivojnë intolerancën në shoqërinë greke.
Dhe sigurisht dënimi i urrejtjes raciste dhe nacionaliste nuk duhet të bëhet me gjysmë fjalë dhe pas ngjarjeve, por të shoqërohet me luftë të vazhdueshme dhe të përditshme kundër manifestimeve të saj”. (Pergatiti gazeta TemA)
Dua te kuptoj arsyetimin e Gazmend Kapllanit ne shkrimin e tij per “heshtjen” e shtetit dhe shoqerise greke per kete vrasje. Mos valle ndihet se eshte i vetmi qe “perballet” dhe i “kundervihet” Agimit te Arte”?! Kaq vite ne Greqi dhe nuk mundi te “zbuloi” forcen e shoqerise progresive greke?! Mes tyre, mes “kulturiareve” (sic shprehen nazistat), nuk ishte?
Jo cdo gje eshte e zeze ne ate vend edhe sikur ta shikosh me syrin kritik (dhe ashtu duhet) apo me ndjenja te nje hidherimi personal!
Ka shume ngjyra te larmishme ai vend! Ndoshta kur jeton ne Greqi futesh ne rutinen e grinjes, por kur largohesh e kupton se eshte me te vertete nje vend qe te afron gjithcka te bukur per njeriun, sigurisht edhe hidherime! Por, keshtu eshte jeta, njerez jemi, jo robote!
Ju kuptoni vetem gjuhen e DHUNES por shqiptaret i kapin vone gjerat dhe ate dite qe do ta “kapin” kete gje do tju pergjigjen me Flake per kete te jeni te sigurt o gen i bastsrduar i Gadishullit
Greket le te mos merakosen se edhe pak e pas qafes e kane.AMEN!
E tmerrshme! Urrejtje fashiste. Kjo fryme antishqiptaret eshte po aq antigreke, do ja shohin hajrin.