Zërat e fundit që po qarkullojnë për një përjashtim të mundshëm të skuadrës së Manchester Cityt nga Champions League për sezonin 2019-2020, kanë shqetësuar trajnerin Pep Guardiola.
Tekniku spanjoll nuk i kanë pëlqyer aspak këto lajme, i cili ka kërkuar që gjërat të qartësohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Nëse UEFA vendos diçka, klubi do të dal me një deklaratë ashtu si dhe unë. Ne e dimë saktësisht se çfarë është dhe të gjitha këto janë thashetheme”, tha trajneri i qytetarëve në lidhje me sanksionet që mund të marrë rreth “fair playt” financiar.
Mediat britanike janë të bindura se në ditët në vijim do të vijë përjashtimi nga Liga e Kampionëve për vitin e ardhshëm për Manchester Cityt pas dokumentave të publikuara nga “Footbol Leaks” ku klubi anglez ka shkelur rëndë “fair playn” financiar. (TemA)