Wanda dhe Topi i Artë largojnë Icardi-n nga Inter

4 Dhjetor 2018, 20:27Sport TEMA

Thashethemet rreth një sulmi të mundshëm nga Interi në janar për të marrë Modric në skuadër nuk shuhen, pavarësisht deklaratës së drejtorit sportiv, Ausilio, në “Gran Gala del Calcio”.

Për fituesin e Topit të Artë dhe për Icardi-n ka folur Wanda Nara, gruaja dhe menaxherja e bomberit argjentinas:

“Modric dhe Mauro së bashku në një skuadër?

Do të ishte një kampion pas tjetrit.

E kam thënë gjithmonë se Mauro nuk luan për të fituar çmime, ndihet mirë me këtë fanellë”, kanë qenë fjalët e Wanda Narës në emisionin “Tiki Taka”.

“Nëse një ditë do të dëshirojë të fitojë Topin e Artë, atëherë do t’i duhet të ndërrojë skuadër.

Prej sa kohësh ky çmim nuk fitohet nga një lojtarë i Inter-it, Milan-it apo Juventus-it?

Ne nuk kemi rinovuar ende kontratën”, ka përfunduar Wanda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje