Asgjë nuk ecën, Mourinho drejt shkarkimit!

4 Dhjetor 2018, 16:28Sport TEMA

Zjarri i Djajve të Kuq nuk e ngroh më Jose Mourinhon. Për portugezin ka nisur një dimër i acartë në Old Trafford  ku zhgënjimi i fundit në kampionat ndaj Southamptonit thellon edhe më shumë ndasitë që janë krijuar mes tij klubit anglez dhe mbi të gjitha tifozëve.

Është e vërtetë se United ja doli të përmbyste situatën duke kthyer rezultatin nga 2-0 për Southampton në barazim 2-2, por nuk duhet harruar fakti se rivalët e tyre zbritën në fushë si përfaqësuesit e vendit të tretë nga fundi i tabelës së klasifikimit, të cilët nëse nuk do të kishin marrë pikën e vlefshme të barazimit do të ishin renditur të fundit.

Mjafton një panoramë e tillë për të konfirmuar lajmet që mbërrijnë tashmë nga Anglia, të cilat flasin me bindje se Jose Mourinho nuk është më special dhe se shkarkimi i tij gjatë orëve në vijim është hapi i rradhës për drejtuesit e klubit të United.

Spekulimet mediatike pohojnë se Mourinhos nuk i nglet tjetër veçse të shpresojë tek një mrekulli.

Për të shtuar klimën negative shtojmë edhe pakënaqësitë dhe tensionin e krijuar me shumë lojtarë përfshi  Pogban dhe Lukakun, shkruan “Supersport”.

Tashmë stoli i Mourinhos është basti më i preferuar në mbrëterinë e bashkuar me bookmakersat që e kuotojnë portugezin si teknikun që renditet i pari, pra me probabilitet më të lartë të shkarkimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje